Kërko

Il cardinale Pietro Parolin in Africa per portare la vicinanza del Papa  Il cardinale Pietro Parolin in Africa per portare la vicinanza del Papa

Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kard. Parolin në Kongo dhe Sudanin e Jugut në emër të Papës

Vizita e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit kardinalit Parolin do të bëhet midis 1 dhe 8 korrikut si shenjë e afërsisë së Papës me popullsinë e dashur afrikane, të cilën ai nuk do të mund ta vizitojë personalisht tani për tani, siç u tha në fillim të muajit, duke pranuar kërkesën e mjekëve dhe për të mos anuluar rezultatet e terapive të gjurit që ende vazhdojnё

R.SH. - Vatikan

Do të jetë Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin ai që do të përfaqësojë Papёn Françeskun atje ku me "keqardhje të madhe" Papa nuk mund të jetë për arsye shëndetësore. Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë në fakt dje në mbrëmje në një deklaratë për shtyp njoftoi se, pas shtyrjes së Udhëtimit Apostolik në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut, qё u njoftua në fillim të qershorit, Papa Françesku ka vendosur të dërgojë ndërkohë në Kinshasa dhe në Juba, Sekretarin e Shtetit tё Vatikanit Kardinal Parolin, për të demonstruar afërsinë e tij me popullin e dashur kongolez dhe sudanez jugor.

Në njoftimin për shtyp saktësohet gjithashtu se udhëtimi i Sekretarit të Shtetit tё Vatikanit do të bëhet në ditët ndërmjet 1 dhe 8 korrikut tё ardhshёm, në kohë, pra pak a shumë, që përkojnë me ato që do të karakterizonin vizitën e 37-të apostolike të Papёs Françeskut në dy vendet afrikane. Papa, sipas programit, do të kishte bërë një ndalesë fillimisht në Kinshasa, nga 2 korriku, më pas, ndalimi në Kiwu-në e Veriut, pastaj do të kishte mbërritur të martën më 5 korrik në Sudanin e Jugut, në drejtim të kryeqytetit Juba.

Një gjest tjetër, pra, që shpreh keqardhjen e Papës për shtyrjen  e udhёtimit apostolik dhe njëkohësisht dëshirën e tij të madhe për të mos i zhgënjyer pritshmëritë e popullit afrikan. Në këtë këndvështrim shkon edhe vendimi për të kremtuar Meshën me komunitetin romak kongolez më 3 korrik, ditën në të cilën do ta kremtonte në Kinshasa. Njoftimi u bë më 13 qershorin e kaluar, me rastin e audiencёs me pjesëmarrësit e kapitullit tё përgjithshëm të Misionarëve të Afrikës, tё cilёt Papa i priti në sallën Klementine në Vatikan.

28 qershor 2022, 12:33