Kërko

Papa priti Kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla

Papa Françesku priti, sot paradite, në audiencë në Vatikan, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zonjën Lindita Nikolla, shoqëruar nga Zëvendëskryetari Zoti Agron Gjekmarkaj. Papa Françesku i besoi Kryetares së Parlamentit urimet më të mira për popullin shqiptar, shoqëruar me bekimin tij apostolik

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti, sot paradite në audiencë, në Vatikan, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,  Zonjën Lindita Nikolla, shoqëruar nga Zëvendëskryetari, Zoti Agron Gjekmarkaj.

Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, vuri në dukje disa virtyte dhe vlera qё karakterizojnë popullit shqiptar dhe theksoi se ndjek me përzemërsi ecurinë e vendit. Njё popull qё punon, ёshtё njё popull qё pёrparon, theksoi Ati i Shenjtё, vazhdoni udhёn e ndërmarr.

Kryetarja Nikolla e falënderoi Atin e Shenjtë për audiencën, për mbështetjen dhe mesazhet e çmuara, që ndihmojnë në mbrojtjen e vlerave njerëzore, shoqërore e shpirtërore, si bashkëjetesa vëllazërore ndërmjet besimeve, familja si qelizë e shoqërisë, mbështetja dhe vlerësimi i grave në shoqëri dhe dialogu, parë si udhë për të çuar përpara proceset dhe reformat, që i shërbejnë së mirës së përbashkët të të gjithë shtetasve.

Kryetarja e Kuvendit e njohu Papën me situatën e sotme në Shqipëri, duke nënvizuar vlerat, që karakterizojnë popullin shqiptar dhe aspiratat e tij evropiane. Pritja nga Ati i Shenjtë para pak kohësh e drejtuesve të komunitetit mysliman është një vlerësim dhe inkurajim për tolerancën dhe respektin fetar në Shqipëri.”, u shpreh znj. Nikolla.

Në përfundim të takimit, Papa Françesku i besoi Kryetares së Parlamentit urimet më të mira për popullin shqiptar, shoqëruar me bekimin tij apostolik.

Pas audiencës me Papën, Kryetarja e Kuvendit tё Shqipёrisё, Zonja Lindita Nikolla, dhe Zëvëndëskryetari, Zoti Agron Gjekmarkaj, u takuan me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Gjatë bisedimeve tё pёrzemёrta, u nënvizuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy Shteteve, posaçërisht në 30-vjetët e rivendosjes së lidhjeve diplomatike, dhe u shpreh dëshira për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë shkojnë përtej diplomacisë dhe bashkëpunimit fetar. Ato janë marrëdhënie të fuqishme shpirtërore dhe një frymëzim i madh për besimtarët e qytetarët, theksoi Nikolla.

U fol edhe për situatën në Shqipëri, për zgjedhjen e Presidentit të ri, për rrugëtimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe situatën nё rajon.

Zoti Gjekmarkaj vuri në dukje se, pavarësisht bindjeve dhe qëndrimeve politike, bashkëpunimi parlamentar e politik nё Shqipёri di tё jetё i vendosur dhe frytdhënës.

Më pas, edhe për pasojat e pandemisë dhe të luftës në Ukrainë. U përmend, në vijim, kontributi që jep Kisha katolike, përmes institucioneve të saj jo vetëm kishtare, po edhe arsimore e shëndetësore, në vend

Të dëgjojmë intervistën e Zonjës Lindita Nikolla, dhënë përgjegjësit të programit shqip pranë Radio Vatikanit – Vatican News, dom David Gjugjës

Kryetarja Lendita Nikola në mikrofonin e Radio Vatikanit
06 qershor 2022, 14:43