Kthehet “Oborri i fëmijëve”, tek Papa, fëmijë të verbër dhe refugjatë ukrainas
R.SH. - Vatikan
Pandemia e ndërpreu për dy vjet nismën e realizuar në shtatë raste nga “Oborri i jobesimtarëve”, projektuar për të vegjlit. Rikthehet në vitin 2022, duke i ftuar të miturit që jetojnë në kushte brishtësie të takohen me Papën Françesku. Nisma është parë jo vetëm si ngjarje, por sidomos, si rrugë pedagogjike dhe edukative.
Papa do t’i presë më 4 qershor në mesditë, në teatrin e Oborrit të Shën Damasit të Pallatit Apostolik. Janë rreth 160 fëmijë, që marrin pjesë në Sant’ Alessio - Margherita di Savoia në Romë, një institucion historik asistence, themeluar nga Piu IX: shumë prej tyre janë të verbër, me shikim të pjesshëm ose me aftësi të kufizuara të tjera pamore, fizike e njohëse. Ata do të shoqërohen nga miqtë dhe shokët e tyre të klasës, pikërisht sepse qëllimi i “Oborrit të jobesimtarëve”, me këtë edicion të tetë, është të promovojë integrimin, përfshirjen dhe luftën kundër diskriminimit dhe paragjykimeve.
Kopsht sipas masës
Nisma është parë jo vetëm si ngjarje, por sidomos, si rrugë pedagogjike dhe edukative, e cila vijon gjatë gjithë vitit, me veprimtari përgatitore dhe me çaste takimi e ndarjeje. “Falë bashkëpunimit edhe të Confagricolturës – lexohet në një komunikatë për shtyp - u krijua një kopsht shqisor në Sant’ Alessio - MdS për fëmijët dhe familjet e tyre. Kopshti i Padukshëm – projektuar nga arkitektja Eleonora Ghezzi, me ndihmën e Onlus Senior, titulluar “Mosha e urtisë” - është zonë prej rreth një hektari në parkun e strukurës, që ofron projekte në këtë vend miqësor për fëmijën. Në të kufizimet nuk janë më të tilla. Aty, të udhëhequr nga mësuesit dhe eduktaorët e tyre. Fëmjët e Sant’Alessio - MdS dhe të shkollave të afërta, mësojnë ta njohin dhe ta pranojnë vetveten, botën dhe të tjerët.
Partnerët e nismës
Ftesa drejtuar të rriturve dhe fëmijëve është që të mësojnë ta shikojnë botën me sytë e shpirtit, përtej çdo paragjykimi dhe dukjeje të jashtme, me frymë solidariteti, duke ia hapur zemrën tjetrit: pikërisht për këtë në takimin me Papën marrin pjesë edhe disa fëmijë refugjatë, të ardhur nga Ukraina, mikpritur në Romë nga Kisha Shën Sofisë. Oborri falënderon “Rojën e Financës dhe sportistët e saj të Fiamme Gialle, të cilët u treguan të gatshëm t’i mbështesin dhe t’i shoqërojnë të gjithë fëmijët në këtë shtegtim kaq domethënës. Falënderohet edhe Autogrill, që bashkëpunoi me nismën, në të cilën marrin pjesë edhe Confagricoltura dhe Onlus Senior