Kërko

Takimi i Papës Françesku me Patriarkun Suprem të budistëve, gjatë udhëtimit të 2019-ës në Tajlandë dhe Japoni Takimi i Papës Françesku me Patriarkun Suprem të budistëve, gjatë udhëtimit të 2019-ës në Tajlandë dhe Japoni 

Për herë të parë, një përfaqësi budistësh mongolë në Vatikan

Filloi sot vizita e parë zyrtare në Vatikan e një përfaqësie budistësh nga Mongolia, 30 vite pas vendosjes së Kishës Katolike në vendin e Azisë Qendro-lindore dhe lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

R.SH. – Vatikan

 Janë dy ditë intensive takimesh, sot e nesër, ato të delegacionit budist nga Mongolia, për herë të parë, në vizitë zyrtare në Vatikan, me rastin e 30-vjetorit të pranisë së Kishës Katolike në vendin aziatik dhe të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të tij me Selinë e Shenjtë. Sot paradite, delegacioni u prit në Këshillin Papnor për Dialogun Ndërfetar, ndërsa pasdite, vizita në Muzetë e Vatikanit.

Në Mongoli jetojnë rreth 1400 katolikë të ndarë në 8 famulli. Prania e përfaqësisë budiste në Romë është “hap i rëndësishëm” për dialogun ndërfetar.

27 maj 2022, 16:52