Kërko

Lutto negli Emirati Arabi per la morte del presidente lo sceicco Khalifa Bin Zayed al-Nahyan   (ANSA) Lutto negli Emirati Arabi per la morte del presidente lo sceicco Khalifa Bin Zayed al-Nahyan (ANSA)

Papa kujton presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, njeriun e dialogut

Në një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, Papa Françesku kujton angazhimin e tij për unitetin dhe solidaritetin e familjes njerëzore, vlera që frymëzuan Dokumentin e Abu Dhabit

R.SH. - Vatikan

Papa thotë se është "i pikëlluar" nga vdekja e Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sovran i Abu Dhabit, i cili vdiq më 13 maj të kaluar. Në një mesazh ngushëllimi, Ati i Shenjtё Françesku shpreh ngushëllimet dhe lutjet e tij, duke i bërë homazhe "lidershipit tё tij të shquar dhe largpamës në shërbim të kombit".

Ati i Shenjtё Françesku kujton edhe vëmendjen e Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan ndaj Selisë së Shenjtë dhe ndaj komuniteteve katolike në Emirate, por edhe "përkushtimin e tij nё mbështetje tё vlerave të dialogut, mirëkuptimit e solidaritetit midis popujve dhe traditave fetare të shpallura solemnisht nga dokumenti i historik i Abu Dabit dhe mishëruar nga Çmimi Zayed për Vëllazërinë Njerëzore”.

Papa uron që trashëgimia e tij të mund tё vazhdojë t’i frymëzojë "përpjekjet e burrave dhe grave vullnet të mirë kudo, për të ngulmuar në thurjen dhe përforcimin e lidhjeve të unitetit dhe paqes ndёrmjet anëtarëve të familjes sonë njerëzore". Së fundi, Papa Françesku i siguron lutjet e tij pёr Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, të cilit ia drejtoi mesazhin, familjes së tij dhe "popullit të dashur të Emirateve të Bashkuara Arabe" pёr vdekjen e Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan.

18 maj 2022, 16:13