Kërko

Papa priti Orbán e vlerësoi Hungarinё për mbështetjen e refugjatëve ukrainas

Një audiencë qё zgjati dyzet minuta me kryeministrin e Hungarisë, i rizgjedhur për herë të katërt më 3 prill. Kryeministri hungarez i kërkoi Papёs Françesku të mbështesë përpjekjet për paqe dhe që vendi e pret vizitën e tij. Të dy u takuan për herë të fundit më 12 shtator 2021, me rastin e vizitës së Papës në Budapest për Kongresin Eukaristik

R. SH. - Vatikan

Zgjati 40 minuta audienca e Papës me Viktor Orbán, kryeministrin e Hungarisë, një vend, punёn e të cilit për mbrojtjen dhe pritjene refugjatëve që po ikin nga Ukraina Ati i Shenjtë e vlerёsoi. Me të mbërritur në Vatikan, pak para orës 11 të mëngjesit, i shoqëruar nga gruaja e tij dhe një grup prej tre personash, kryeministri hungarez, duke qenë në një vizitë private, nuk u takua me Sekretarin e Shtetit tё Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin - këto ditë në Meksikë -, dhe as me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, Imzot Paul Richard Gallagher.

Orbán është në udhëtimin e tij të parë pas fitores së re elektorale të 3 prillit të kaluar: partia Fidesz fitoi shumicën e katërt radhazi parlamentare prej dy të tretash në zgjedhje. “Udhëtimi im i parë zyrtar pas zgjedhjeve do të më çojë në Vatikan, te Papa Françesku”, njoftoi dje vetë Orbán përmes faqes sё Facebook-ut, nga ku sot ka publikuar foton e shtrëngimit të duarve me Papën. Katër vite më parë, pas zgjedhjeve të 2018-ës, udhëtimi i parë i Orbán ishte në Varshavë.

Dyzet minuta bisedë

Audienca në Bibliotekën Apostolike filloi në orën 11.05. “Jam i lumtur pёr praninë tuaj këtu”, tha Papa duke e ftuarin mysafirin të ulet në tryezë. Bisedimet, në prani të një përkthyesi, vazhduan deri në orën 11.45. “Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë familjen tuaj dhe Hungarinë”, tha Papa në anglisht, duke përshëndetur kryeministrin. I cili, gjithashtu në anglisht, u përgjigj: "Ne ju presim", duke lënë të kuptohet se është ftesё për të vizituar Hungarinë. Përmes zëdhënësit Zoltan Kovacs, kryeministri, në përfundim tё takimit, bëri të ditur se i ka kërkuar Papёs Françeskut  “t’i mbështes përpjekjet tona për paqen”.

Dhuratat

 Orbán i bëri disa dhurata Atit tё Shenjtё Bergoglio: dy libra, nga dhe për Béla Bartók, kompozitor hungarez dhe ekspert i muzikës. “Nëse e dëgjoni, na dëgjoni ne”, tha kreu politik. Më pas i dhuroi Papёs edhe një koleksion me disqe muzikore operistike dhe një vëllim të vitit 1750 me Lutjen e Orëve për Javën e Shenjtë tё Pashkёve në anglisht dhe latinisht.

Papa Françesku iu përgjigj me dhuratën e një medaljoni prej bronzi që paraqet Shën Martinin e Tours – me prejardhje nga Panonia, Hungaria e sotme - në aktin e mbrojtjes të të varfërit duke i dhënë një pjesë të mantelit të tij. Dhe duke prezantuar këtë dhuratë, Papa komentoi: "E zgjodha këtë për ju, Shën Martinin që është hungarez, dhe mendova në ju hungarezët që tani po i pranoni të gjithë këta refugjatë". Papa i dhuroi gjithashtu edhe dokumentet papnore, Mesazhin për Ditën Botërore të Paqes së këtij viti, Dokumentin për Vëllazërimin Njerëzor, nënshkruar më 2019 në Abu Dhabi dhe librin e botuar nga shtёpia botuese e Vatikanit LEV mbi Statio Orbis të 27 marsit 2020.

21 prill 2022, 18:36