Kërko

Patriarku Pierbattista Pizzaballa Patriarku Pierbattista Pizzaballa 

Ukraina, Pizzaballa: “E rëndë, të ngatërrohet edhe Lindja e Mesme”

Patriarku latin i Jeruzalemit, në një intervistë dhënë Tv2000, ndalohet tek ngjarjet e fundit në Evropë, duke saktësuar se lajmi lidhur me 16mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme “duhet të jetë manipulim pa pikën e kuptimit”. “Në Izrael - pohon - situata nuk është e thjeshtë, sepse ka lidhje të forta me Rusinë”. Ndërmjetësimi i Benet? Mosbesimi është tejet i thellë.

R. SH. - Vatikan

“Shpresoj se nuk është e vërtetë e se është thjesht fjalë goje. Të gjithë e dimë fare mirë se në zonat e luftës, posaçërisht në Irak e në Siri, janë akoma në pritje shumë luftime, ngujuar në këto vise. Shpresoj se nuk është fjala për këtë, mbasi do të ishte një shkallëzim i padëshiruar, një manipulim i vërtetë e një tentativë për ta ngatërruar edhe Lindjen e Mesme në konflikt”. Këtë thekson Patriarku latin i Jeruzalemit, imzot Pizzaballa, në një intervistë dhënë Tv2000, lidhur me 16 mijë vullnetarët  nga Lindja e Mesme, që paskëshin shprehur dëshirën të luftojnë në Donbas për mbrojtjen e republikave separatiste Donetsk e Lugansk.

“Lindja e Mesme - shton imzot Pizzaballa - kërkon gjithnjë të ngatërrohet paksa drejtpërdrejtë a tërthorazi”. Situata në Izrael nuk është aspak e thjeshtë - shpjegon - sepse ka lidhje të forta me Rusinë, mbasi në Izrael ka shumë rusë, por ka edhe shumë ukrainas. Është e kuptueshme që Bennet  dëshiron të paraqitet si ndërmjetës, por me sa duket,  nuk do të jetë aspak e lehtë, mbasi mosbesimi është tepër i thellë, që të mund të arrihet kështu ndonjë rezultat. Uroj - shton - të fitojë arsyeja, përndryshe pasojat në Lindjen e Mesme do të ishin një  fatkeqësi e vërtetë për rikrijimin e marrëdhënive ndërmjet bashkësive.

12 mars 2022, 17:49