Kërko

Papa priti nё audiencë kryeministrin e Sllovakisë Heger

Papa priti në audiencë Kryeministrin e Sllovakisë, Heger, i cili më pas u takua me Kard. Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit. Gjatë bisedimeve, pasi u kujtua Udhëtimi Apostolik i Papёs në Sllovaki shtatorin e kaluar, u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe roli i Kishës katolike në shoqëri. Në vazhdim u shqyrtua në detaje lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar, mme njё vëmendje të veçantë ndaj situatën humanitare dhe pritjes sё refugjatëve të luftës

R.SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë Françesku priti sot në audiencë, nё Vatikan, Shkëlqesinë e Tij Z. Eduard Heger, Kryeministër i Republikës së Sllovakisë, i cili më pas u takua me Shkëlqesinë e Tij Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit,  shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit tё Selisё sё Shenjtё, pasi u kujtua Udhëtimi Apostolik  i Papёs në Sllovaki shtatorin e kaluar, u vlerësuan  marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe roli i Kishës katolike në shoqëri.

Në vazhdim të bisedimeve u shqyrtua në detaje lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar, me njё vëmendje të veçantë ndaj situatën humanitare dhe pritjes sё refugjatëve të luftës.

14 mars 2022, 12:49