Kërko

 UKRAINE RUSSIA CONFLICT UKRAINE RUSSIA CONFLICT

Lutja për paqe në Ukrainë

Të shumëdashur, në këto orë dramatike, kur lufta, po e shkreton Ukrainën, sulmuar pa pyetur për asgjë e për askënd, nga Rusia e Putinit, të lutemi për të gjithë ata, që vuajnë, e të kërkojmë kthimin e mendjeve e të zemrave, që të duan një paqe të drejtë, për të gjithë

R.SH. - Vatikan

Lutja për paqe

Të shumëdashur, në këto orë dramatike, kur lufta, po e shkreton Ukrainën,  sulmuar pa pyetur për asgjë e për askënd, nga Rusia e Putinit, të lutemi për të gjithë ata, që vuajnë, e të kërkojmë kthimin e mendjeve e të zemrave, që të duan një paqe të drejtë, për të gjithë. Ju ftojmë të lutemi me fjalët që pasojnë:  

O Zot, Ati ynë, frymëzoje ndër të gjitha zemrat

dëshirën për paqe,

kur nëpër palcin e eshtrave

popujt ndjejnë frymën e vdekjes.

Frymëzoje vullnetin e palëkundur

për t’u realizuar si dhurata Jote,

e për t’u pranuar si fryt i respektit

për të gjitha krijesat njerëzore,

shembëllesa Jote,

që dirgjen sot shtigjeve

në kërkim të një strehe…

E për të krijuar me të gjithë

lidhje drejtësie e paqeje,

paradhënie e profecisë së qytetit qiellor,

ku dashuria Jote do të dalë fitimtare

mbi çdo  armiqësi e çdo frikë.

Sot britma jonë për paqen

prek qiellin me dorë:

“Mari, Nëna  e Jezusit e nëna jonë:

lutu për ne, që të jemi punëtorë të paqes

 e t’i japim fund çdo dhune

 me dialogun e forcën e faljes:

ashtu si na mësoi Krishti, yt Bir,

që na bëri të aftë me dashurinë e Tij të pacak.

andej kufijve të botës njerëzore!

Lypim ndërmjetësinë tënde,

 e fjalët e zemrës sate

si aroma lulesh të  pranverës.

Largoje terrin prej dritash,

me ndërmjetësinë tënde, Mbretëreshë e paqes,

të Shën Mikelit Kryeengjëll

 e të gjithë shenjtorëve pajtorë të Ukrainës.

Nëpër të njëjtin Krisht, Zotin tonë.

Amen!

02 mars 2022, 09:44