Kërko

 Settimana Santa, Triduo Pasquale, Venerdi Santo, Via Crucis a Lviv, Ucraina Settimana Santa, Triduo Pasquale, Venerdi Santo, Via Crucis a Lviv, Ucraina

Kongregata për Kultin Hyjnor: kujdes për kremtimet e Javës Shenjte!

Në një notë të Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve pohohet se në kohë pandemie është e nevojshme të evitohen sjelljet e rrezikshme për shëndetin. Më pas besimtarët ftohen të luten për Ukrainën dhe për fundin e të gjitha luftërave, që luftohen në të katër anët e botës.

R.SH. - Vatikan

Në një notë të Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e  Sakramenteve pohohet se në kohë pandemie është e nevojshme të evitohen  sjelljet e rrezikshme për shëndetin. Më pas besimtarët ftohen të luten për Ukrainën dhe për fundin e të gjitha luftërave, që luftohen në të katër anët e botës.

Nuk ka ndonjë udhëzues shtesë për kremtimet e Javës së Madhe 2022 - lexohet në një notë të Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, kushtuar festimit të Pashkëve. Vitet e kaluara, të prekura rëndë nga pandemia, u dhanë disa porosi, që t’i ndihmonin ipeshkvijtë në kryerjen e detyrës së tyre lidhur me situatat konkrete, për ta jetuar sa më më mirë Javën e Madhe, qendër e gjithë Vitit liturgjik. Ftesa e vetme, që u drejtohet besimtarëve, është të jenë të kujdesshëm, t’i shmangin gjestet dhe sjelljet, që mund të jenë fuqimisht të rrezikshme. “Çdo vlerësim e çdo vendim - shkruhet - duhet marrë gjithnjë në përkim me Konferencën Ipeshkvnore, që i ka parasysh rregullat e caktuara nga autoritetet civile në vende të ndryshme,”.

Duke kujtuar, më pas, kërkesën e Papës për lutje kushtuar Ukrainës,  që të marrë fund kjo luftë e urryer “Kongregata kujton edhe shumë konflikte e lufta, që Papa i quan "lufta III botërore vende-vende’”. “Në uratën universale - lexohet - do t’i lutemi Zotit për qeveritarët (lutja IX), që t’ua shndrisë mendje e zemra e ta kërkojnë të mirën e përbashkët në lirinë e vërtetë e në paqen e vërtetë, si dhe për ata, të cilët kalojnë orë prove (lutja X), që të gjithë të provojnë  gëzimin e dhuruar nga mëshira e Zotit”. E këtë lutje mund ta themi menjëherë për të gjithë vëllezërit e motrat, të cilët jetojnë në mes të tmerreve të luftës, posaçërisht në Ukrainë. Kujtohet, në përfundim, se në rast nevoje të rëndë publike, ipeshkvi dioqezan mund të lejojë ose të vendosë të shtohet edhe ndonjë ndjet i posaçëm. “Kremtimi i  Pashkëve - përfundon nota - u sjelltë të gjithëve shpresën, që vjen vetëm nga Ngjallja e Zotit”.  

26 mars 2022, 17:19