Kërko

Maratona e Romës Maratona e Romës 

Françesku përshëndet maratonën e Romës, nismë solidariteti

Papa përgëzon atletikën vatikanase për nismën në favor të nevojtarëve. Dje, kremtimi i Meshës për maratonistët, kryesuar nga imzot Gallagher.

R. SH. - Vatikan

“Ju përgëzoj të gjithëve”. Me këto fjalë iu drejtua Françesku  pjesëmarrësve në Maratonën e 27-të romake, në të cilën sivjet, siç e kujtoi edhe Papa, me nxitjen e Atletikës vatikanse, morën pjesë shumë atletë të angazhuar në nisma solidariteti për t’i ndihmuar njerëzit, që jetojnë në kushte të vështira.

Mesha e maratonistëve

Nga Mesha e maratonistëve, kremtuar mbrëmjen e së shtunës në Kishën e artistëve, në Sheshin romak të Popullit, u lartua një lutje e zjarrtë për paqen në Ukrainë. Kremtimin e kryesoi imzot Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet, i cili e theksoi me forcë rolin që luan sporti në dialogun për paqen. Po sot në Ukrainë nuk është koha për t’u marrë me sport - pohoi me dhimbje - duke kujtuar se sporti është përvojë vëllazërimi e urë dialogu, që lidh vendet e njerëzit.

Lutja e Viktories

Lutjet i lexuan atletë profesionistë e amatorë. Në përfundim u lut edhe atletja ukrainase Viktoria Gudyma, e ikur këto ditë nga Kievi së bashku me të birin 10 vjeçar, Leonardin, strehuar fillimisht në Poloni e tani në Romë. E sot mori pjesë në maratonë e mbështjellë me flamurin e vendit të vet sa të martirizuar, aq edhe heroik!  

27 mars 2022, 15:17