“Ndërtimi i së ardhmes me emigrantët e refugjatët”: ёshtё tema e mesazhit të Papës
R.SH. - Vatikan
Papa Françesku ka zgjedhur si titull për Mesazhin e tij tradicional kushtuar Ditës sё Emigrantëve dhe Refugjatëve 2022 “Ndërtimi i së ardhmes me emigrantët e refugjatët”, për të theksuar angazhimin që ne jemi të thirrur të vëmë në veprim për të ndërtuar një të ardhme që i përgjigjet planit të Zotit pa përjashtuar askënd. Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga Dikasteri i Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor.
Tema e Ditës sё Emigrantëve dhe Refugjatëve 2022, thuhet në njoftimin për shtyp nga Seksioni i Migrantëve dhe Refugjatëve të Dikasterit tё Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, shpallur nga Zyra e Shtypit e Vatikanit, "synon të nxjerrë në pah angazhimin që të gjithë ne jemi të thirrur të zbatojmë konkretisht për të ndërtuar një të ardhme që i përgjigjet planit tё Zotit pa përjashtuar askënd”.
Mesazhi, i ndarë në gjashtë nëntema - thuhet në komunikatën e Vatikanit - do të thellojë disa komponentë thelbësorë të kontributit të migrantëve e tё refugjatëve në rritjen sociale, ekonomike, kulturore dhe shpirtërore të shoqërive dhe komuniteteve kishtare. Kujtojmё se Dita e 108-të Botërore e Emigrantëve dhe Refugjatëve do të kremtohet të dielën më 25 shtator 2022.