Kërko

 Famiglia, genitori e figli Famiglia, genitori e figli

Vatikani: Papa, mungesa e dashurisë shkakton pakënaqësi

Papa: mungesa e dashurisë shkakton pakënaqësi, sepse vetëm dashuria e mbush dhe kënaq zemrën.

R.SH. - Vatikan

"Mungesa e dashurisë shkakton pakënaqësi, sepse vetëm dashuria e mbush dhe kënaq zemrën". Kështu shkruan Papa Françesku në njё tweet, sot 15 janar 2022, nё faqen @Pontifex.

Zoti na shpëton nga mungesa e dashurisë

“Zoti nuk vjen për të na çliruar nga problemet, të cilat na paraqiten gjithmonë, por për të na shpëtuar nga problemi i vërtetë, që është mungesa e dashurisë. Ky është shkaku rrënjësor i këqijave tona personale, shoqërore, ndërkombëtare dhe mjedisore. Të mendosh vetëm për veten është burimi i të gjitha të këqijave”, pohoi Françesku nё njё tweet tё 17 gushtit 2021.

Jeta pa dashuri është e pafrytshme, e kotë

“Jeta është një histori dashurie me Hyjin, ku Zotit merr nismën për të na ftuar në gostinë e tij dhe askush prej nesh nuk mund të krenohet se ka një thirrje ekskluzive: askush nuk është më i privilegjuar se të tjerët para Hyjit, po çdonjëri dhe secili është i privilegjuar para Zotit”. “Nga kjo dashuri falas, përdëllyese dhe e privilegjuar lind e rilind gjithmonë jeta e vёrtetё”, tha Papa Françesku në homelinë e tij tё Meshës solemne, kremtuar mё 13 tetor 2017 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për kanonizimin e 35 shenjtorëve të ri. “Nëse humbet dashuria, jeta bëhet e pafrytshme, e kotë, bëhet si një korp pa shpirt, një moral i pamundshëm, një kuadër parimesh e ligjesh pa një pse””. Ndërsa, shtoi Ati i Shenjtë Bergoglio, “Zoti i jetës pret përgjigjen e jetës sonë, Zoti i dashurisë pret përgjigjen e dashurisë sonë”.

15 janar 2022, 15:58