Kërko

2022.01.25 XXX Giornata del malato 2022.01.25 XXX Giornata del malato

Vatikan: webinar për Ditën e 30-të Botërore të të Sëmurëve 2022

Dita XXX Botërore e të Sëmurëve do të kremtohet në mënyrë solemne më 11 shkurt 2022 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikanit. Me rastin e këtij përvjetori, Dikasteri i Selisё sё Shenjtё për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor organizon, krahas kremtimit Eukaristik, edhe një webinar për të riafirmuar vlerën e nismës e cila këtë vit arrin në edicionin e saj të 30-të.

R.SH. - Vatikan

Më 11 shkurt 2022, Dita XXX Botërore e të Sëmurëve do të kremtohet në mënyrë solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikanit. Me rastin e këtij përvjetori, Dikasteri i Selisё sё Shenjtё për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor organizon, krahas kremtimit Eukaristik, edhe një webinar për të riafirmuar vlerën e nismës e cila këtë vit arrin në edicionin e saj të 30-të.

Gjatë Webinarit mendohet të ripërshkohet historia e Ditës kushtuar tё Sëmurëve, pastaj tё inkuadrohet në kontekstin e sotëm dhe të shqyrtohet se si mund të sensibilizohet ende sot populli i Zotit, institucionet shëndetësore katolike dhe shoqëria civile ndaj të sëmurëve, që kurrë tё mos diskriminohen, tё mos mёnjanohen dhe harrohen, por që gjithmonë të mirëpritet, të kurohen, të vizitohen dhe të dashurohen si persona, dinjiteti njerёzor i të cilёve është i pavarur nga sëmundja e tyre.

Veprimtaria u drejtohet veçanërisht atyre që janë përgjegjës për kujdesin baritor të shëndetësisë, punonjësve socialë dhe shëndetësorë, kapelanëve, të gjithë atyre që punojnё nё shёndetёsi dhe merren me kujdesin shëndetësor tё tё sëmurëve, besimtarëve dhe laikëve, vullnetarëve, gjithnjё në frymën e bashkimit e tё vëllazërimi e cila që në fillim ka karakterizuar kremtimet e Ditës Botërore të të Sëmurëve në Kishat e veçanta vendore në vende të ndryshme.

Bëhuni të mëshirshëm, siç është i mëshirshëm Ati juaj

Tema e mesazhit tё Papës Françesku për Ditën e 30-të Botërore të të Sëmurëve 2022, e cila kremtohet, më 11 shkurt 2022, në festёn e Zojës së Lurdës,  ёshtё “Bëhuni të mëshirshëm, siç është i mëshirshëm Ati juaj” (Lk 6,36). Mëshirë, dashuri, kujdes dhe ngushëllim. Këto janë fjalët kryesore, që lexohen në Mesazhin e Papës Françesku për Ditën e 30-të Botërore të të Sëmurëve me temë: “Bëhuni të mëshirshëm, siç është i mëshirshëm Ati juaj” (Lk 6,36). Qëndrimi pranë të vuajturve në udhëtimin e dashurisë”.

Ati i Shenjtë Bergoglio, në mesazhin e tij, u kushton vëmendje në mesazh edhe qendrave shëndetësore, që bashkësitë e krishtera kanë hapur në çdo cep të botës, falë misionarëve të shumtë, që e shoqërojnë kumtimin e Ungjillit me ndërtimin e spitaleve. Papa Françesku u flet shumë “dëshmitarëve të dashurisë e të bamirësisë”, që të sëmurët i takojnë në rrugën e tyre të dhimbshme dhe i ndiejnë të afërt, sepse u derdhin mbi plagë “vajin e ngushëllimit dhe verën e shpresës”. Prani të rëndësishme sidomos në kohë pandemie, kur vetmia shoqëron ditët e kaluara në terapi intensive.

Dita e të Sëmurit u themelua nga Gjon Pali II mё 1992

Po kujtojmё se Dita Botërore e të Sëmurit u themelua mё 1992 nga Gjon Pali II, një ditë të veçantë kushtuar të sëmurëve, që ta sensibilizonte popullin e Zotit e, si pasojë, edhe institucionet e shumta shëndetësore katolike dhe vetë shoqërinë civile, për t’u siguruar të sëmurëve një ndihmë më të mirë shëndetësore. Domethënë, për ta ndihmuar njeriun e sëmurë që ta vlerësojë, në planin njerëzor, e posaçërisht, në atë shpirtëror, vuajtjen. Kёshtu, Dita e parë Botërore e të Sëmurit u kremtua më 11 shkurt tё vitit 1993.

“Duke mirëpritur me kënaqësi kërkesën e bërë nga Ju, dëshiroj t’ju komunikoj se vendosa të themeloj Ditën Botërore të të Sëmurit, që do të kremtohet më 11 shkurt të çdo viti,  në ditën e kujtimit liturgjik  të së Lumes Mari, Virgjër e Lurdës. Besoj se është e nevojshme që kjo nismë, e cila tashmë ka filluar në vende e zona të ndryshme, duke dhënë fryte të çmueshme, të shtrihet në mbarë Bashkësinë kishtare”.

Kjo është fjala e parë e letrës, datuar 13 maj 1992, dërguar kardinalit Fiorenzo Angelini, asokohe kryetar i Këshillit tё Selisё sё Shenjtё për Baritorinë e Punonjësve të Shëndetësisë, me të cilën Papa Wojtila Gjon Pali II themeloi një ditë të veçantë, që ta sensibilizonte popullin e Zotit e, si pasojë, edhe institucionet e shumta shëndetësore katolike si dhe vetë shoqërinë civile, për t’u siguruar të sëmurëve një ndihmë më të mirë shëndetësore.

Domethënë, për ta ndihmuar njeriun e sëmurë që ta vlerësojë, në planin njerëzor, e posaçërisht, në atë shpirtëror, vuajtjen; për t’i aktivizuar posaçërisht dioqezat, bashkësitë e krishtera e familjet rregulltare në bartitorinë shëndetësore, për të favorizuar angazhimin gjithnjë më të çmuar të vullnetariatit e për të kujtuar rëndësinë e formimit shpirtëror e moral të punonjësve të shëndetësisë.

 

27 janar 2022, 09:51