Kërko

Papa: sё bashku e konkretisht drejt bashkimit tё tё krishterëve

Papa: të ecim përpara së bashku, të gjithë të krishterët, në kërkim tё Zotit, me guxim dhe nё mёnyrё konkrete. Le ta mbajmë vështrimin të fiksuar te Jezusi (Heb 12,2) dhe të jemi ngushtë e fort tё lidhur në #lutje, njëri mё tjetrin. # Unitetiitëkrishterëve.

R.SH. - Vatikan

“Të ecim përpara së bashku, të gjithë të krishterët, në kërkim tё Zotit, me guxim dhe nё mёnyrё konkrete. Le ta mbajmë vështrimin të fiksuar te Jezusi (Heb 12,2) dhe të jemi ngushtë e fort tё lidhur në #lutje, njëri mё tjetrin. # Unitetiitëkrishterëve”.

Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot mё 25 janar, nё ditёn e fundit tё Javёs sё lutjes pёr bashkimin e tё krishterёve 2022, nё festёn e kthimi tё shёn Palit apostull.

Bashkimi i të krishterëve një synim praktik e konkret 

Bashkimi i të krishterëve është një synim praktik e konkret duke qenë bashkim me Jezusin të cilin Ati e ka dërguar në botë, e lutja e Jezusit është edhe burim i mirëfilltë i misionit të të krishterëve në botë. Kisha, nuk është gjë tjetër përveç se bashkësi dishepujsh që përmes fesë në Krishtin si i dërguar i Atit Qiellor e merr bashkimin e vet dhe bëhet pjesë e vet misionit të tij për shpëtimin e botës.

Kisha është vend ku vazhdon vet misioni i Krishtit

Kisha, pra, është vend ku vazhdon vet misioni i Krishtit, ai i udhëheqjes së njeriut drejt njohjes dhe takimit me Zotin, jashtë e larg mëkatit, që bota të kthehet e të jetë botë e Zotit. Kisha i ftoi besimtarët t’i lutën Hyjit në mënyrë që Krishti të na mëson të lutemi e të na udhëheqë në dialogun me Hyjin, e t’i kërkojmë Zotit të na ndihmojë të hyjmë në mënyrë më të plotë në planin Ai ka për çdonjërin prej nesh.

Në tweet-in e 25 janarit 2017, Papa Françesku pohoi: “Më pëlqen të përsëris se bashkimi i të krishterëve arrihet duke ecur së bashku, përmes takimit, lutjes dhe kumtimit të Ungjillit”. Ndërsa nё audiencën e përgjithshme të 18 janarit 2017, Papa i ftoi të gjithë “të mos reshtin së luturi që të krishterët të punojnë, me respekt vëllazëror e me dashuri aktive, për të arritur bashkimin aq të dëshiruar”, të nxitur vetëm nga dashuria për Krishtin dhe të udhëhequr nga Shpirti Shenjt, për t’u bërë “dëshmitarë të shpresës” në botë.

Me Zotin, ne gjejmë guximin për të dalë nga vetja

“Jezusi na fton të qëndrojmë të bashkuar me Të për të dhënë shumë fryte (Gjn 15, 5-9). Duke qëndruar me Zotin, ne gjejmë guximin për të dalë nga vetja, për t'u kujdesur për nevojat e të tjerëve dhe për të dhënë dëshminë tonë të krishterë në botë.  Kёshtu pohoi Françesku  mё 19 janar 2021.

25 janar 2022, 15:08