Kërko

Kardinali Francisco Álvarez Martínez , Kryeipeshkëv nderi i Toledos Kardinali Francisco Álvarez Martínez , Kryeipeshkëv nderi i Toledos 

Ndërroi jetë kardinali i nderit i Toledos, Álvarez Martinez

Kardinali 96 vjeçar spanjoll ndërroi jetë sot paradite në një spital të Madridit. Ishte anëtari i tretë më i moshuar i Kolegjit kardinalor, ku e pati thirrur Gjon Pali II, në vitin 2001.

R. SH. - Vatikan

Në Toledo kujtohet akoma figura e tij prej bariu aktiv e tejet të ndjeshëm  ndaj njerëzve e nevojave të tyre. Duke punuar me këtë frymë, arriti të krijojë “Hogar 2000”, qendër kushtuar ndihmës shoqërore e shëndetësore për të sëmurët nga Hiv dhe njerëzit e përjashtuar nga shoqëria, që vijon të funksionojë edhe sot. Kardinali i ndjerë, që u shua sot në mëngjes, në një spital të Madridit, ishte njëri nga ipeshkvijtë spanjollë, që e shoqëroi Kishën gjatë kalimit në mijëvjeçarin e tretë, posaçërisht në vitin 1995, kur Gjon Pali II i besoi kryedioqezën spanjolle, e deri më 2002, kur u tërhoq nga detyra, i shtyrë siç ishte në moshë.

Vitet e detyrës ipeshkvnore

Me origjinë nga Santa Eulalia de Ferroñes Llanera, në kryedioqezën e Oviedo, ku lindi më 14 korrik 1925, kreu i ardhshëm i Kishës së Toledos u shugurua meshtar në vitin 1950. Pas shugurimit shkoi Salamankë për të studiuar Drejtësi Kanonike e, më pas, në Università Pontifica di Comillas, ku mori doktoratën. U emërua ipeshkëv i Tarazonës 47 vjeçar, nga Pali VI, në vitin 1973. Dy vjet më pas ishte administrator apostolik i dioqezës së Calahorra y La Calzada-Logroño, ku u shugurua ipeshkëv në ’76-tën, ndërsa një vit më pas, u emërua ipeshkëv i dioqezës së Orihuela-Alicante.

Më 21 shkurt 2001 u krijua kardinal dhe mori pjesë në Konklavin e vitit 2005, që zgjodhi Benediktin XVI, duke u bërë, me kalimin e viteve, kardinali më i moshuar i Kolegjit.

Pushoftë në paqe!

05 janar 2022, 16:59