Kërko

Jezusi tha  “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta”.- Gjn 14,6 Jezusi tha “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta”.- Gjn 14,6

Papa: tё ecim pas Jezusit, si bij tё dashur tё Zotit

Papa: “Të ecësh pas Jezusit do të thotë të ecësh përpara në jetë me të njëjtin besim të tij, atë të të qenurit fëmijë të dashur të Zotit, do të thotë të ecësh në të njëjtën mënyrë si Mёsuesi, i cili erdhi për të shërbyer dhe jo për t'u shërbyer (Mk 10,45)”.

R.SH. - Vatikan

“Të ecësh pas Jezusit do të thotë të ecësh përpara në jetë me të njëjtin besim të tij, atë të të qenurit fëmijë të dashur të Zotit, do të thotë të ecësh në të njëjtën mënyrë si Mёsuesi, i cili erdhi për të shërbyer dhe jo për t'u shërbyer (Mk 10,45)”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot mё 26 tetor 2021, nё faqen @Pontifex.

Të ndjekim Krishtin e Ungjillin, në një jetë të “ripërtërirë e të vërtetë”. Kështu pohoi Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të së dielës 14 shtatorit 2015.  Ati i Shenjtë Bergoglio bëri thirrje të lirohemi “nga egoizmi e nga mëkati”, e të vihemi “gjurmëve të Jezusit”, çka do të thotë ta marrim atë “kryq” të cilin “të gjithë” e kemi, për të na shoqëruar gjatë udhëtimit tonë:

Jezusi na thërret ta dhurojmë

Është fjala për ta refuzuar në mënyrë të prerë atë mentalitet mondan që e vë unë-in dhe interesat vetjake në qendër të ekzistencës: jo, kjo nuk është ajo çka Jezusi do prej nesh! Përkundrazi, Jezusi na thërret ta dhurojmë, madje ta humbim jetën tonë personale për Të, për Ungjill, për ta rimarrë të ripërtërirë, të realizuar e të vërtetë”.

Të ndjekësh Zotin të çon në jetën e plotë 

Duke falënderuar Jezusin, shpjegoi Papa Françesku, kjo rrugë të çon “në jetën e plotë dhe përfundimtare me Hyjin”: “Të vendosësh për ta ndjekur Atë, Mësuesin dhe Zotin tonë, që është bërë Shërbëtor i të gjithëve, kërkon të ecësh pas Tij e ta dëgjosh me vëmendje në Fjalën e tij – e mos harroni: lexojeni çdo ditë një fragment të Ungjillit – e ta përcjellësh Atë në Sakramente”.

“Jezusi dëshiron që ata të cilët e ndjekin, ta kuptojnë se Ai është një Mesi i përvujtë e shërbëtor. Është Shërbëtor i bindur ndaj fjalës e ndaj vullnetit të Atit Qiellor, deri në flijimin e plotë të jetës së tij personale. Për këtë arsye, duke iu drejtuar turmës që ishte atje, Jezusi deklaron se kush do të jetë nxënës i tij, duhet të pranojë të jetë shërbëtor, ashtu siç është bërë Ai shërbëtor”. Pra, në çdo rrethanë të jetës, i krishteri duhet të zgjedhë Zotin e të mos joshet nga sjellje e gjendje, që e largojnë prej Tij.

26 tetor 2021, 12:56