Kërko

Aplikacioni "Click To Pray" Aplikacioni "Click To Pray"

Mbërriti versioni i ri i Click To Pray dhe faqja e internetit e lutjes për Sinodin

Rrjeti Botëror i Lutjes për Papën bën të njohur versionin e ri të platformës digjitale Click To Pray 2.0 (Beta), aplikacioni zyrtar, që ndihmon lutjen, në bashkim me Papën, për sfidat e njerëzimit dhe të misionit të Kishës. Versioni i ri u paraqit në Sallën e Shtypit të Vatikanit, së bashku me faqen e internetit të lutjes për Sinodin

R.SH. - Vatikan

Versioni i ri i “Click To Pray” ka më shumë propozime për lutjen e përditshme me Papën Françesku. Në 7 gjuhë, që nga zanafilla, në vitin 2016, projekti ka arritur në më se 2.5 milion përdorues në gjithë botën, përfshirë faqen e internetit, aplikacionin, rrjetin shoqëror dhe newsletter. Çdo vit, më se 300.000 vetë luten së bashku me Atin e Shenjtë, sipas ndjetit të tij. Këto të dhëna jepen në njoftimin për shtyp, që shoqëron paraqitjen e versionit të ri të “Click To Pray”, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Përveç kësaj, së bashku me Sekretarinë e Përgjithshme të Sinodit, me Bashkimin Ndërkombëtar të Eproreve të Përgjithshme e me Rrjetin Botëror të Lutjes së Papës, u paraqit një faqe interneti për lutjen në favor të Kishës sinodale, ku mund të marrë pjesë i gjithë Populli i Zotit. Mund të ketë lutje edhe për Kishat lokale, sipas ndjeteve të Konferencave Ipeshkvnore përkatëse.

Faqja është “prayforthesynod.va”. Lutja për njëri-tjetrin – thuhet në deklaratën për shtyp – nuk është humbje kohe e, s’është humbje kohe as qëndrimi në heshtje pranë atyre, që i duam, ose pranë të sëmurëve. Lutja është si farë në errësirën e dheut, që do të japë fryte kur t’i vijë koha.

20 tetor 2021, 16:30