Kërko

Takimet e Papës me udhëheqësit institucionalë tё Sllovakisë

Në Nunciaturën apostolike në Bratislavë, dje pasdite, Papa Françesku pati takime institucionale e private para dhe pas angazhimeve kryesore. Edhe kKardinali Parolin u takua kryeministrin sllovak.

R. SH. - Vatikan

Po i kujtojmë takimet institucionale e private qё Papa Françesku pati, pasditen e djeshme (13 shtator), në Nunciaturën apostolike (selinё diplomatike tё Vatikanit) në Bratislavë, para dhe pas angazhimeve kryesore tё ditës sё dytë të vizitës apostolike në Sllovaki.

Pas takimit me Presidenten e Republikës sё Sllovakisë Zuzana Čaputova, nё selinё e Presidencës, nё Bratislavë, dje pas dite rreth orës 18, Papa Françesku u përshëndet nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake Boris Kollàr dhe nga Kryeministri i Republikës Sllovake Eduard Heger, së bashku me familjet e tyre.

Më herët, para se të shkonte në Qendrën ‘Betlehemi’ tё Misionareve tё Dashurisë, Papa u takua me Kryeipeshkvin e nderit tё dioqezёs sё Trnava-s imzot Róbert Bezák, së bashku me familjen e tij.

Po dje, para takimit tё Papёs me komunitetin hebraik nё Bratislavё, Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher, së bashku me Zëvendësin e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, imzot Peña Parra u takuan me Kryeministrin e Sllovakisë në Pallatin qeveritar. Takimi zgjati rreth 45 minuta.

14 shtator 2021, 10:58