Kërko

2020.10.21 Udienza Generale 2020.10.21 Udienza Generale

Papa rifillon audiencat e përgjithshme në sallën Pali VI

Pas ndërprerjes pёr pushimet verore të korrikut, kёtё tё mërkurë më 4 gusht, në orën 9.15, Papa Françesku do të kryesojë takimin e së mërkurës me besimtarët në sallën Nervi nё Vatikan.

R.SH. - Vatikan

Audiencat e përgjithshme tё Papës Françesku me besimtarët në sallën Pali VI rifillojnë nesёr, e mërkurë, më 4 gusht. Si zakonisht, takimet e së mërkurës të Papës u pezulluan në korrik për të lejuar kёshtu një periudhë pushimi. Sivjet, pauza përkoi edhe me rikuperimin e Papёs Françeskut qё, mё 4 korrikun e kaluar,  iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë në Poliklinikën romake Gemelli. Pikërisht një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale, me përjashtim të lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot të tё dielave, njёra prej lutjeve u mbajt nga ballkoni i spitalit  Gemelli, Papa Françesku rifillon aktivitetet e tij të zakonshme mё 4 gusht në orën 9.15, në sallën e madhe Pali VI nё Vatikan.

Cikli i katekizmit mbi Letrën e shёn Palit drejtuar Galatasve

Në audiencën e fundit të përgjithshëm më 30 qershorin e kaluar, e cila u zhvillua në oborrin e Shёn Damazit, nё Vatikan,  Papa vazhdoi ciklin e katekizmit - të filluar një javë më parë - kushtuar Letrës sё Shёn Palit drejtuar Galatasve. Në veçanti, Papa Bergoglio u ndal mbi "planin e shëlbimit" të përgatitur nga Zoti për çdo njeri: hiri i Tёnzot, tha Ati i Shenjtё, "ndryshon zemrat, ndryshon jetën, na bën të shohim shtigje të reja".

Jo monument, vend ku të hov shpirti

Po kujtojmё se salla e madhe, krijuar nga arkitekti Pier Luigi Nervi sipas dёshirёs sё Palit VI, pёr t’i pritur besimtarët e grupet e ndryshme me rastin e audiencave me Papёt, u përurua më 30 qershor 1971 nga Papa Montini. Nё kёtё sallё, qё mori emrin salla Pali VI, në një gjysmë shekulli janё mbledhur me miliona njerëz, për të dëgjuar fjalën e pesë Papëve e për të ndjekur ngjarje të ndryshme, madje edhe shfaqje të famshme muzikore. Prakticitet, pra, por me shpirt, lindi kështu Salla Nervi.

02 gusht 2021, 14:06