Kërko

Vatican News

Takim i Këshillit për Ekonominë mbi bilancin 2020 të Selisë së Shenjtë

Përfundoi sot paradite, takimi i Këshillit për Ekonominë, që miratoi bilancin e Selisë së Shenjtë, duke diskutuar edhe për politikën e investimeve të saj. Mbledhja e ardhshme, në shtator

R.SH. – Vatikan

Miratohet bilanci përfundimtar i Selisë së Shenjtë për vitin 2020. Takimi i Këshillit të Ekonomisë, kryesuar nga kardinali Reinhard Marx, filloi dje pasdite e përfundoi sot. Gjatë mbledhjes u reflektua edhe mbi politikën e investimeve të Selisë së Shenjtë, moderuar nga Eva Castillo Sanz.

Në takimin e djeshëm, morën pjesë kryetari i Këshillit për Ekonominë, kardinali Reinhard Marx; sekretari, imzot Brian Edwin Ferme dhe disa anëtarë të Këshillit të Kardinajve ndër të cilët kardinajtë Erdő, Arborelius, Tobin dhe Petrocchi. Në lidhje interneti nga vendet e rezidencës, morën pjesë edhe kardinajtë Napier, Odilo Scherer, Lacroix. Të pranishëm në Vatikan ishin Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin dhe Revizori i Përgjithshëm, Alessandro Cassinis Righini.

Një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit vëren se “në përfundim të mbledhjes, kardinali Marks kremtoi meshën për të pranishmit”. Takimi i ardhshëm i grupit do të mbahet në shtator.

16 korrik 2021, 11:11