Kërko

 Il monito della Fao: stop alle perdite in agricoltura e agli sprechi alimentari Il monito della Fao: stop alle perdite in agricoltura e agli sprechi alimentari

Para-Takim i OKB-së kushtuar sistemeve ushqimore: askujt nuk duhet t’i mungojë ushqimi!

Tri ditë do të mbledhin në Romë agrikultorë, sipërmarrje, popuj indigjenë, shoqëri civile, ministra…Motra Smerili, kryetare e delegacionit të Selisë së Shenjtë kujton: “70% e tregtisë globale të prodhimeve bujqësore përqendrohet në duart e pak sipërmarrjeve. Janë prishje e ekulibrit , që pengon tranzicionin e vërtetë drejt agroekologjisë dhe sistemeve ushqimore të qëndrueshme

R.SH. - Vatikan

Filloi sot, në Romë, Para-Takimi i rangut të lartë i Kombeve të Bashkuara kushtuar Sistemeve Ushqimore, i ftuar i Qeverisë italiane, në prag të Takimit të rangut të lartë përfundimtar global, që do të mbahet në shtator 2021, në New York. Tri ditët e punimeve, të udhëhequra nga Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres, do të kenë një rol të rëndësishëm, atë të “Samitit të njerëzve”, sepse do të përfshijë të rinjtë, sektorin privat, krerët e politikës, ministrat e bujqësisë, të ambinetit, të shëndetësisë,  të ushqimit  e të financave. Ngjarja synon  të paraqesë arritjet më të reja shkencore për shndërrimin e sistemeve ushqimore,  të marrë një mori angazhimesh të reja, përmes aksioneve të përbashkëta, të mobilizojë financime dhe parterneshipe të reja.

Lidhur me shqetësimet  parësore, shprehur nga Vatikani për temat, që do të trajtohen, kërkesat që do të paraqiten dhe praktikat e mira në niven global, që do të vihen në jetë, motra Aleksandra Smerilli, zëvendës-sekretare e Dikasterit për zhvillimin e gjithanshëm njerëzor, koordinatore e task-forcës ekonomike të Komisionit vatikanas Covid-19, emëruar kryetare e delegacionit të Selisë së Shenjtë në Para-takim, paraqiti një kuadër të plotë të problematikës. Foli për objektivat e këtij Para-takimi, theksoi nevojën për shndërrimin e sistemeve agro-ushqimore lidhur me realizimin e agjendës 2030, fuqizimin e lidhjeve të vendeve të ndryshme, përmirësimin e të ushqyerit dhe riciklimin e burimeve ushqimore, në mënyrë që të përgjysmohen shpërdorimet.

Suksesi i Pre-Samitit dhe i vetë Takimit të rangut të lartë, varet nga pjesëmarrja e të gjithë atyre që kanë interes e rol në funksionimin  e sistemeve ushqimore dhe aksioneve konkrete, që do të vihen në jetë duke nisur nga ky takim – kujtoi.

Në vijim solli disa mesazhe të rëndësishme, sidomos mesazhin  e së drejtës që ka çdo njeri për ushqim të sigurt, pa të cilin nuk mund të flitet as për dinjitetin njerëzor. Sepse çdo njeri - nënvizoi - ka të drejtë themelore të jetojë e të jetojë me dinjitet. Por, a mund të jetojë me dinjitet njeriu i uritur? Kur mblidhemi të kremtojmë Eukaristinë - theksoi - kujtojmë se buka e vera, si dhe të gjitha ushqimet e tjera, janë “fryt i tokës e i punës së duarve njerëzore”. Kur hamë së bashku, si një familje e vetme, ndajmë bashkë vetë jetën: jetën, në një nga format e veta më të bukura: formën e ushqimit!

26 korrik 2021, 14:51