Kërko

Vatican News

Papa në Gemelli për një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar

Papa Françesku do t’i nënshtrohet një operacioni të planifikuar kirurgjikal për një stenozë divertikulare të zorrës së trashë në Poliklinikën Gemelli nё Romё.

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku pasditen e së dielës sё 4 korrikut shkoi në Poliklinikën Gemelli nё Romё për një operacion të planifikuar. Ati i Shenjtё, i cili si gjithmonë ka lutur nё mesditën e sotme uratёn e Engjёllit Tёnzot me besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, pasdite u largua nga shtёpia e Shёn Martёs.

Kёshtu njofton drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, me një deklaratë, për gazetarët e akredituar, të transmetuar në Telegram: "Këtë pasdite Shenjtëria e Tij Papa Françesku shkoi në Poliklinikën A. Gemelli në Romë ku do t'i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal të programuar për njё stenozё divertikulare simptomatike tё zorrës së trashë”.

"Ndërhyrja kirurgjikale - shpjegon Bruni - do të kryhet nga Prof. Sergio Alfieri. Në fund të operacionit, do të lëshohet një buletin i ri mjekësor ”.

04 korrik 2021, 17:35