Kërko

Vatican News

Papa: emëron At Kontidis kryeipeshkёv të Athinës e administrator apostolik të Rodosit

Papa pranoi dorëheqjen e qeverisë baritore të kryedioqezës së Athinës dhe zyrës së administratorit apostolik "ad nutum Sanctae Sedis" të Rodosit të Imzot Sevastianos Rossolatos dhe emëroi At Theodoros Kontidis, famullitar i Shёn Andreut Apostull në Patras, kryeipeshkёv i Athinës dhe administrator apostolik "ad nutum Sanctae Sedis" të Rodosit. Kёshtu njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

R.SH. - Vatikan

Kryeipeshkvi Kontidis lindi në Selanik më 11 mars 1956. Pas studimeve të mesme në Athinë, u transferua në Romë, pranë Kolegjit Papnor Grek të Shën Athanasit, duke ndjekur studimet në filozofi pranë Universitetit Papnor Gregoriana, pёr tё vazhduar pastaj studimet teologjike në Louvain. Më 1983 hyri në Shoqërinë e Jezusit (Jezuitё). Pasi përfundoi novaciatin, përfundoi licencën nё studimet e teologjisë pranë Qendrës Sèvres në Paris. U shugurua meshtar më 9 tetor 1988, punoi si zёvendёs famullitar dhe famullitar i Zemrës së Krishtit në Athinë.

Pas kushteve tё përjetshme rregulltare ndёr jezuitё në 1995, qe emёruar përgjegjës për baritorinё e tё rinjve, epror i komunitetit të jezuitëve në Athinë, drejtor i një reviste dhe një shtëpie pёr ushtrime shpirtërore. Nga 2021 e deri më sot ka qenë famullitar i Kishёs sё Shёn Andreut Apostull në Patras. Përveç greqishtes së re, flet italisht, frëngjisht dhe anglisht.

15 korrik 2021, 11:13