Kërko

Vatican News

Selia e Shenjtë hyn në OBSH si vëzhguese e përhershme

Me rezolutën “Participation of the Holy See in the World Health Organization” miratuar dje gjatë sesionit të 74-të, mёse 70 Shtete, ndёr to edhe Shqipёria, mbështetën kandidaturën e Selisë së Shenjtë si Shtet jo-Anëtar Vëzhgues pranё Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

R.SH. - Vatikan

Është dëshmi e "angazhimit të familjes së kombeve në trajtimin, përmes dialogut dhe solidaritetit ndërkombëtar, të sfidave globale shëndetësore që sot mundojnë njerëzimin". Kështu duhet lexuar vendimi i zyrtarizimit, duke u nisur nga sot, tё pjesëmarrjes sё Selisë së Shenjtë në punimet e OBSH, Organizatës Botërore tё Shëndetësisë, si një Shtet jo-Anëtar Vëzhgues.

Në një njoftim për shtyp, Selia e Shenjtë nënvizon gjithashtu se ky vendim "pasqyron marrëdhëniet që Selia e Shenjtë ka vazhdimisht me Organizatën Botërore tё Shëndetësisë, që nga viti 1953", e që nga ai vit, në fakt, Selia e Shenjtë ka filluar të marrë pjesë në Sesionet e Asamblesë Botërore tё Shёndetёsisё si një Vëzhguese ad casum, nё saje tё ftesave tё veçanta nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH. Selia e Shenjtë ёshtё ftuar rregullisht në mbledhjet e organeve drejtuese të Organizatës.

71 shtete e kanë miratuar rezolutën

Rezoluta “Participation of the Holy See in the World Health Organization”, paraqitur nga Italia, u miratua me konsensus nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë. Ajo u sponsorizua nga 71 Shtete nga të gjitha zonat gjeografike të botës: Shqipëria, Algjeria, Andorra, Angola, Arabia Saudite, Argjentina, Armenia, Austria, Bahreini, Bangladeshi, Belgjika, Botsvana, Brazili, Bullgaria, Kép i Gjélbёr, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Qipro, Ekuadori, Egjipti, El Salvadori, Emiratet e Bashkuara Arabe, Eswatini, Filipinet, Gjeorgjia, Gjermania, Japonia, Greqia, Guatemala, Haiti, India, Indonezia, Irlanda, Italia, Kenia, Kuvajti, Letonia, Libani, Lituania, Madagaskari, Malta, Maroku, Monako, Mali i Zi, Mozambiku, Namibia, Nikaragua, Omani, Pakistani, Panama, Peru, Polonia, Portugalia, Katari, Republika Çeke, Republika Dominikane, Republika e Koresë, Rumania, San Marino, Senegali, Sierra Leone, Singapor, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Turkmenistani, Ukraina, Hungaria, Vanuatu.

01 qershor 2021, 12:44