Kërko

Vatican News

Salla Pali VI. 50 vjet, shtëpi e audiencave

Më 30 qershor 1971 Papa Montini përuronte hapësirën e krijuar nga arkitekti Pier Luigi Nervi, në të cilën në një gjysëm shekulli u mblodhën miliona njerëz, për të dëgjuar fjalën e pesë Papëve e për të ndjekur ngjarje të ndryshme, edhe shfaqje të famshme muzikore, posaçërisht nën papninë e Papës Benediktit XVI, admirues i muzikës e pianist.

R.SH. - Vatikan

“Prakticitet, vetëm duke parashikuar përmasat, proporcionuar për një qëllim, e inkurajuar që në fillim për të “guxuar”! Ky, vizioni i Giovanni Battista Montinit, pas atij të gjenisë së Pier Luigi Nervit! Një horizont i hapur, duhet thënë, universal, që lindi nga një konstatim praktik. Deri në ato çaste besimtarë e turistë, që vinin në Vatikan gjithnjë më të shumënumërt,  e shikonin Bazilikën e Shën Pjetrit si vend unik për të gjithë e për gjithçka;  për të dëgjuar papën, për të shëtitur nëpër navatat, për të bërë foto, për të ndjekur mesazhet e audiencave të përgjithshme, ose për të harruar vetveten para mrekullive të historisë së artit. Duhej liruar Bazilika e Shën Pjetrit nga dyndja e turmave heterogjene, të pranishme në audiencat e përgjithshme, e të krijohej për vizitorët një sallë pritjeje e përshtatshme.

Jo monument, vend ku të hov shpirti

Prakticitet, pra, por me shpirt. Lindi kështu Salla Nervi, që Pali VI vendosi ta ndërtonte në mes të viteve gjashtëdhjetë, duke ia besuar arkitektit valelinez, që  kishte vënë firmën e tij edhe në Palazzetto dello Sport të Romës  e në rrokaqiellin e Australia Square në Sydney. E Nervi vuri në jetë, çka ëndërronte Papa Montini, përbri Bazilikës, në një truall të dhuruar pjesërisht nga Kalorësit e Kolombos.

Kështu u ndërtua kjo Sallë, 50 vjet më parë: jo për kreni monumentale, as për kotësi ornamentale, por “për t’u dhuruar ndërgjegjes së krijesave të vogla, të përvujta kristiane”, të cilave u shërbejmë - pohonte Montini - një mendim hyjnor". E krijimtaria e artit të krishterë, kujton akoma Papa që i dha jetë Sallës së famshme, e tregoi se mund të shprehej përsëri me shenja  të mëdha e madhështore.

30 qershor 2021, 17:07