Kërko

Vatican News
Jeruzalem, muri i lotëve Jeruzalem, muri i lotëve 

Roaco nis plenaren: në qendër të vëmendjes, Toka Shenjte dhe Lindja e Mesme

Nisin sot e do të vijojnë deri më 24 qershor, pranë Shtëpisë Pastor Bonus, punimet, në praninë e organizmit të ndihmës për Kishat lindore. Do të marrin fjalën imzot Pizzaballa e atë Patton, kardinali Zenari e përfaqësuesit papnorë të vendeve, që vijojnë të vuajnë pasojat e dhunës dhe të situatës së paqëndrueshme.

Nisin sot e do të vijojnë deri më 24 qershor, pranë Shtëpisë Pastor Bonus, punimet, në praninë e organizmit të ndihmës për Kishat lindore. Do të marrin fjalën imzot Pizzaballa e atë Patton, kardinali Zenari e përfaqësuesit papnorë të vendeve, që vijojnë të vuajnë pasojat e dhunës dhe të situatës së paqëndrueshme.

Roaco nis plenaren: në qendër të vëmendjes, Toka Shenjte dhe Lindja e Mesme

Do të hapet me lutjen drejtuar Virgjërës Mari për vendet, që vijojnë të vuajnë pasojat e dhunës, të pandemisë, të luhatjeve shoqërore e politike, Asambleja e 94-t plenare e Roaco (Riunione delle Opere per l’Aiuto delle Chiese Orientali -  Bashkimi i Veprave të Ndihmës për Kishat Lindore), që do të vijojë deri më 24 qershor. Të shumtë, përfaqësuesit e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës, vende të kompetencës së Organizmit i cili në vitin 2018 kremtoi 50-vjetorin e themelimit, që do të marrin pjesë në punimet. Pjesëmarrësit do të jenë të pranishëm, në Shtëpinë e Bariut të Mirë, në Romë.

Roaco: në vijë të parë të ndihmës, sirianët, që të mos ikin   

Siç njofton Kongregata për Kishat Lindore, takimi i parë nis sot pasdite, në orën 16.000, me Steering Committe.

Nesër, e martë, 22 qershor, në orën 8.30, kardinali Leonardo Sandri, prefekt  i Kongregatës për Kishat Lindore dhe kryetar i ROACO, do të kryesojë Meshën përuruese, gjatë së cilës do t’i lartohet Zotit lutja për të gjithë bamirësit e gjallë e të vdekur, “duke e lënë në dorë të Atij të Lumit e të ndërmjetësimit të Nënës së Jezusit, zhvillimin e seancave në program, e posaçërisht, tokat që vijojnë të vuajnë pasojat e dhunës dhe të luhatjeve shoqërore e politike,  rënduar edhe nga zgjatja e pandemisë”.

Fokusi, mbi Tokën Shenjte

Sesioni i parë do t’i kushtohet situatës në Tokën Shenjte. Do të flasin  për ato vise, patriaku i Jeruzalemit të Latinëve, imzot Pierbattista Pizzaballa; guardiani i Malit Sion, atë Francesco Patton; zëvendës-kancelari i Universitetit të Betlehemit, atë Peter Bray. Do të jepen edhe informacione  për Lëmoshët e vitit 2020, në ndihmë të Tokës së Shenjte, të njohura si “Colleta Pro Terra Sancta”.

Nesër, në seancën e pasdites, shikimi do të zhvendoset në Etiopi, Armeni, e Gjeorgji, falë pranisë dhe fjalës që do të mbajnë nuncët apostolikë, imzot Antoin Camilleri dhe imzot José Avelino Bettencuort.

Reflektim për situatën në Lindjen e Mesme  

Mëngjesin e së mërkurës, 23 qershor, do të ketë një çast reflektimi mbi situatën në gjithë shtrirjen e Lindjes së Mesme. Për të do të flasë kryesisht Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Richard Gallagher e, pas tij, edhe përfaqësuesi papnor në Siri, kardinali Mario Zenari; në Liban, imzot Joseph Spiteri; në Irak, imzot Mitja Lescovar. Përveç referuesve, në plenare do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Agjencive katolike, që bëjnë pjesë në Roaco, zyrtarë të Kongregatës për Kishat Lindore dhe përfaqësues të  Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet pranë Sekretarisë së Shtetit e të disa dikastereve të interesura.

21 qershor 2021, 13:00