Kërko

Vatikani Vatikani

Projekt-ligji italian Zan. Selia e Shenjtë: ka pika kritike, që duhen rishikuar

Sekretaria e Shtetit të Vatikanit kërkon riformulimin e projekt-ligjit për homotransfobinë: ligjshmëria e mbrojtjes së kategorive të caktuara njerëzish nuk vihet në diskutim, por nxirret në pah rreziku i cënimit të lirive, që parashikohen në Konkordat (marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Selisë së Shenjtë)

R.SH. - Vatikan

Disa pika të projekt-ligjit italian kundër homotransfobisë, në shqyrtim nga Senati “e cënojnë lirinë e garantuar për Kishën Katolike”, përsa i përket organizimit, ushtrimit publik të kultit, ushtrimit të magjisterit dhe të shërbimit ipeshkvnor, pra, cënojnë liritë e sanksionuara nga neni 2, paragrafët 1 dhe 3 të marrëveshjes për rishikimin e Konkordatit 1984”. Kjo është përmbajtja e notës së Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, dorëzuar më 17 qershor ambasadorit italian në Selinë e Shenjtë e për të cilën po flitet gjerësisht në mediat e Italisë.

Në dokument vihet në dukje se projekt-ligji, që mban emrin e deputetit Zan, i cili e ka propozuar, mund të ndërhyjë, ndër të tjera, në të drejtën e katolikëve dhe të shoqatave e organizatave të tyre për të qenë të lirë “tw mblidhen e ta shprehin mendimin e tyre përmes fjalës, shkrimit dhe çdo mjeti tjetër”, siç parashikohet në paragrafin 3. Me këtë notë urohet që projekt-ligji të riformulohet.

23 qershor 2021, 16:04