Kërko

Vatican News

Papa takon vajzën e plagosur nga Camorra. Nёna: vajza ime i ka falur fajtorёt

Në shtёpinё e Shёn Martёs nё Vatikan, dje pasdite, Papa e përqafoi Noemi Staianon, vajzёn e goditur nga një plumb gjatë tё shtёnave me armё ndёrmjet grupeve kriminale nё njё shesh të Napolit në vitin 2019. "Mafia i shkatërron shpresat, i shkel të drejtat, por Zoti do të ndjekë gjithnjë hapat e krijesës tuaj të mrekullueshme. Të shikojmё përpara!", këto pak fjalë të Papёs, Tania Esposito, nëna e Noemit, i ka thellë në zemrën e saj nga takimi me Papën.

R.SH. - Vatikan

Në shtёpinё e Shёn Martёs nё Vatikan, dje pasdite, Papa Françesku e përqafoi Noemi Staianon, vajzёn e goditur nga një plumb gjatë tё shtёnave me armё ndёrmjet grupeve kriminale nё njё shesh të Napolit në vitin 2019. Me të, prindërit e saj dhe kryeipeshkvi i Napolit imzot Domenico Battaglia.

"Mafia i shkatërron shpresat, i shkel të drejtat, por Zoti do të ndjekë gjithnjë hapat e krijesës tuaj të mrekullueshme. Të shikojmё përpara!", këto pak fjalë të Papёs, Tania Esposito, nëna e Noemit, i ka thellë në zemrën e saj që dje, kur me burrin e saj Stefano dhe kryeipeshkvin e kryedioqezës së Napolitane, e takuan Papën privatisht në rezidencën e Vatikanit.

"Një takim i paharrueshëm. Një emocion unik, ne ende nuk arrijmё tё besojmë se kemi qenë tek Papa. Kishim dëshirë tё madhe për ta takuar, e tani ëndrra u bë realitet", thotë Tania Esposito për Vatican News.

"Ne nuk ishim me fat, ne përjetuam njё mrekulli tё vёrtet". "E them të vërtetën, ne nuk mund t’i falim, e jo sepse nuk duam, përkundrazi, si një familje e krishterë jemi të gatshëm të falim. Por, askush nga ata që e kanë plagosur vazjёn e vogёl nuk ka kërkuar ndonjëherë falje. Kështu që ne madje as nuk e kemi patur rastin pёr të ofruar faljen tonë. Por unë besoj se Noemi sigurisht i ka falur. Ajo është një vazjë që mund t’ua mësojë dashurinё të gjithëve, madje edhe ne prindërve ", siguron Tania Esposito.

08 qershor 2021, 16:29