Kërko

Vatican News

Papa priti Presidenten e Gjeorgjisë në Vatikan

Papa Françesku priti në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Presidenten e Gjeorgjisë Salomé Zourabichvili. Gjatë bisedave të përzemërta, u theksuan marrëdhëniet e mira ndёrmjet Selia e Shenjtë dhe Gjeorgjisë, duke iu referuar veçanërisht bashkëpunimit reciprok në fushën kulturore, shkencore dhe arsimore si dhe kontributit tё Kishës Katolike në vend.

R.-SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Presidenten e Gjeorgjisë Salomé Zourabichvili, i cili ka më pas u takua me imzot Paul Richard Gallagher, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.

"Gjatë bisedave të përzemërta – njofton zyra e shtypit e Selisё sё Shenjtë -, u theksuan marrëdhëniet e mira ndёrmjet Selia e Shenjtë dhe Gjeorgjisë, duke iu referuar veçanërisht bashkëpunimit reciprok në fushën kulturore, shkencore dhe arsimore si dhe kontributit tё Kishës Katolike në vend. Mё tej u fol edhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, me njё vëmendje tё veçantë ndaj çështjeve humanitare, duke nёnvizuar rëndësinё e promovimit të drejtësisë dhe harmonisë shoqërore".

18 qershor 2021, 13:05