Kërko

Vatican News

Papa: dashuria e Zotit mё e madhe se brishtësitë tona njerëzore

Papa: "Përtej cilësive dhe mangësive tona, përtej plagëve dhe dështimeve tё së kaluarës, përtej frikës dhe shqetësimeve për të ardhmen, ekziston kjo e vërtetë: ne jemi bij të dashur tё Zotit".

R.SH. - Vatikan

"Përtej cilësive dhe mangësive tona, përtej plagëve dhe dështimeve tё së kaluarës, përtej frikës dhe shqetësimeve për të ardhmen, ekziston kjo e vërtetë: ne jemi bij të dashur tё Zotit". Kёshtu shkruan Papa nё njё tweet, sot 18 qershor 2021, nё @Pontifex

Shën Pali Apostull duke u shkruar të krishterëve të Romës, mes tjerash, thotë: “Të gjithë ata, që udhëhiqen nga Shpirti Shenjt, janë bij të Zotit. E ju nuk e morët Shpirtin Shenjt si skllevër, për t’u pushtuar nga frika, por për t’u bërë bij në shpirt. Falë kësaj atësie thërrasim 'Abbà! Atë!'" (Rom 8-14-15). Ja pra, marrëdhënia e rilidhur: Atësia e Zotit rijeton në ne, falë veprës shëlbuese të Krishtit e dhuratës së Shpirtit Shenjt. Shpirti na u dha nga Ati e na çon tek Ati, pati thёnё Papa Françesku nё ë Bazilikën e Vatikanit, Meshën në Solemnitetin e Rrëshajëve mё 15 maj 2016.

18 qershor 2021, 14:48