Kërko

Vatican News

Imzot Gallagher: shtegtarë të guximshëm për një Evropë protagoniste

Me meshën e kremtuar në Vatikan dje paradite (27 qershor), Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet mbylli nismën Iter Europaeum, projekt i promovuar nga ambasadat e 27 shteteve të Bashkimit Evropian, me qëllim zgjerimin e marrëdhënieve të vendeve anëtare me Selinë e Shenjtë

R.SH. - Vatikan

Një Evropë protagoniste, që mbron njeriun, pikë referimi e çmuar për mbarë njerëzimin. Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretari vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, citon fjalët e Papa Françeskut në Parlamentin Evropian, më 25 nëntor 2014, për të mbyllur homelinë e tij në meshën e kryesuar në Varrezat Teutonike në Vatikan. Kremtim, që dje mbylli Iter Europaeum, nismën e delegacionit të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, të akredituara në Selinë e Shenjtë. Lindur për të festuar 50 vjet marrëdhënie ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vetë Selisë së Shenjtë dhe realizuar me meshët, koncertet e vizitat me udhërrëfyes në kishat dhe bazilikat e Romës, të zgjedhura nga vendet si veçanërisht të rëndësishme për historinë e tyre.

“Të ngrihemi e të ecim”, pa u shkurajuar

Duke pasur parasysh Ungjillin e djeshëm, në të cilin tregohet për Jezusin, që shëroi të bijën e Jairit, imzot Gallagher bëri një paralelizëm me gjendjen e sotme në botë e në Evropë. “Duhet ta dimë ku jemi – nënvizoi ai – cila është gjendja jonë e vërtetë, cila është pika nga jemi nisur e sa përparime kemi bërë”. “Evropë çohu dhe ec” e pati nxitur Papa Françesku kontinentin e vjetër. Pavarësisht se të shqetësuar e të frikësuar nga pandemia e koronavirusit, kemi nevojë t’i kthehemi gurrës shpirtërore, me fe e pa u mbyllur në vetvete, nënvizoi imzot Gallagher.

E, “në një çast si ky nuk është pak. Duhet të impenjohemi/të përpiqemi për të qenë agjentë/bartës të guximit në çdo hap të udhës, pa shtuar zhgënjime e pesimizëm, por duke i gjallëruar institucionet, përpjekjet, shkëmbimet e projektet tona”. E për këtë, duhet “promovuar një Evropë protagoniste, bartëse e shkencës, e artit, e muzikës, e vlerave njerëzore dhe fetare”.

28 qershor 2021, 08:30