Kërko

Vatican News

Papa: ta ruajmë krijimin qё Zoti na ka besuar

Papa: “U kërkoj të gjithë burrave dhe grave tё botës që t’i përdorin mirë dhuratat që Zoti na ka besuar për ta ruajtur dhe për ta bërë krijimin e tij edhe më të bukur. #JavaLaudatoSi'”.

R.SH. - Vatikan

"U kërkoj të gjithë burrave dhe grave tё botës që t’i përdorin mirë dhuratat që Zoti na i ka besuar për ta ruajtur dhe për ta bërë krijimin e tij edhe më të bukur. #JavaLaudatoSi'”.

Kёshtu pohon Papa Françesku sot, nё njё tweet, nё faqen e internetit @Pontifex, ditën e parё tё Javës kushtuar enciklikës papnore “Lëvduar qofsh” (LaudatoSi), organizuar nga Dikasteri i Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor nё bashkëpunim me organizata tё shumta ndёrkombёtare, si njё mundësi për tё mësuar ta dëgjojmё britmën e Tokës dhe britmën e të varfërve.

Të shumta, nismat në program të kësaj jave, që do të përfundojë më 25 maj, me shpalljen zyrtare të platformës së Nismave Laudato Si’.  Sot mё 17 maj, në orën 19,  shqyrtohen mundësitë politike të vitit 2021 për  të bërë  ndryshime si dhe përgatitjet për takimin e rangut të lartë COP15 të OKB-së, kushtuar Biodiversitetit si dhe takimin kushtuar Klimës COP26.

Papa Françesku na fton tё reflektojmë mirё për ambientin, sepse është pjesë e krijimit të Zotit. Në gjirin e natyrës, gjithçka i flet për Krijuesin. Në këtë kuptim, edhe qëllimi i Javёs është të vërë theksin mbi temat ambientale shoqërore, përmes temës së klimës, që ndikon fuqimisht mbi jetën e popujve më të varfër, duke prekur, kështu, edhe temën e drejtësisë.

Papa pёrmes enciklikёs “Lëvduar qofsh” kёrkon një ekologjie të gjithanshme, paradigmë e re drejtësie, që i konsideron të pandashëm shqetësimin për natyrën, barazinë për të varfërit, angazhimin në shoqëri, por edhe gëzimin e paqen e brendshme. Planeti ynë i keqtrajtuar e i plaçkitur kërkon atë, që Ati i Shenjtë Bergoglio e quan “kthesë ekologjike”, në mënyrë që njeriu të marrë përsipër përgjegjësinë e mbrojtjes së shtëpisë së përbashkët. Njё impenjim ky që përfshin edhe çrrënjosjen e mjerimit, kujdesin për të varfërit, mundësinë e barabartë në përdorimin e burimeve natyrore.

17 maj 2021, 15:16