Kërko

Vatican News

Papa priti presidentin e Letonisë

Papa Françesku priti, sot paradite nё Vatikan, Presidentin e Letonisë, SH. T. Z. Egils Levits, në vizitën e tij me rastin e njëqind vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Selinё e Shenjtё. Në qendër të takimit vëllazërimi midis popujve dhe mbrojtja e familjes.

R.SH. - Vatikan

Sot pardite, Ati i Shenjtë Françesku priti në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Presidentin e Republikës së Letonisë, SH.T. Z. Egils Levits, i cili më pas u takua me Shkëlqesinë e Tij Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit, shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u vlerësuan marrëdhëniet e mira bilaterale, i përkujtua njëqindvjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Selisë së Shenjtë e Letonisë, si dhe u pёrmend kontributi themelor i fesё së krishterë dhe Kishёs Katolike në promovimin e humanizmit autentik, tё hapur ndaj dimensionit shpirtëror, në mbrojtje tё dinjitetit tё njeriut dhe të familjes.

Në vazhdim të bisedimeve, u fol për çështje me interes të përbashkët, si në nivelin ndërkombëtar dhe rajonal, duke ripohuar vullnetin për të bashkëpunuar në kërkimin e së mirës së përbashkët dhe në promovimin e një kulture që favorizon paqen dhe vëllazërinë midis popujve.

10 maj 2021, 15:32