Kërko

Vatican News

Afërsia e Papës me popullsinë italiane, tronditur nga aksidenti i teleferikut

Në një telegram ngushëllimi, Papa shpreh afërsinë e tij me Italinë e tronditur nga aksidenti i rëndë i së dielës në teleferikun Stresa-Mottarone, nё tё cilin humben jetën e 14 vetё, përfshirë edhe disa fëmijë.

R.SH. - Vatikan

Në zemrën e Papës "emocionet" për "shumë jetë njerëzish të humbura tragjikisht ndërsa ishin tё zhytur në mrekullinë e natyrës", mendimi e afërsia e Atit tё Shenjtё me "komunitetin vendor", me "dioqezën e Novaras", me "popullin e dashur italian" e edhe me "Eitanin e vogël", 5 vjeç, i vetmi qё mbijetoi nga tragjedia e së dielën pranë Stresa-Mottarone, nё tё cilёn humben jetën 14 vetё, ndër ta edhe disa fëmijë. Historia delikate e Eitanit tё vogël ndiqet nga Papa me "shqetësim".

Në një telegram ngushëllimi, nënshkruar nga Sekretari  i Shtetit tё Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin drejtuar Imzot Franco Giulio Brambilla, ipeshkëv i Novaras, lexojmë se " Papa Françesku e mori me dhimbje tё madhe" lajmin e aksidentit dramatik. Ati i Shenjtё shpreh ngushëllimet e siguron lutjen e tij për të vdekurit dhe për "ata që i vajtojnë" tё dashurit e humbur , "bashkohet" me ata që vuajnë  dhe " i lutet Zotit për ngushëllimin e tyre" dhe tё gjithё atyre që janë në zi e nё dhimbje u jep Bekimin Apostolik.

25 maj 2021, 11:11