Kërko

Vatican News

Papa: kujton kardinalin Koto Khorai, dëshmitar feje e shёrbimi

Papa kujton kardinalin Sebastian Koto Khoarai, ipeshkëv nderi i Mohale's Hoek (Lesotho), i cili ndërroi jetë kёtyre ditëve. Në një telegram ngushëllimi Papa nënvizon "dëshminë" e kardinalit si rregulltar Oblat i Marisё sё Papёrlyer dhe "angazhimin e tij të vendosur për promovimin e thirrjeve meshtarake" si dhe "apostullimin në formimin e Kishës në Lesotho".

R.SH. - Vatikan

Papa kujton kardinalin Sebastian Koto Khoarai, ipeshkëv nderi i Mohale's Hoek (Lesotho), i cili ndërroi jetë kёtyre ditëve tё fundit në moshën 91 vjeç. Në një telegram ngushëllimi për vdekjen e tij, Papa Françesku nënvizon "dëshminë" e kardinalit në jetën rregulltare, si rregulltar Oblat i Marisё sё Papёrlyer dhe "angazhimin e tij të vendosur për promovimin e thirrjeve meshtarake" si dhe "apostullimin e tij në formimin e Kishës në Lesotho". Papa Françesku bashkohet me lutjen e besimtarëve dhe tё klerit të Lesothos që "Ati ynë Qiellor t'i japë shpërblimin për përpjekjet e tij të palodhshme".

21 prill 2021, 10:16