Kërko

Vatican News

Shenjtëroret e botës në lutje në maj për fundin e pandemisë

Nisma do të përfshijë në një mënyrë të veçantë të gjitha Shenjtoret e botës, në mënyrë që të bëhen çdo ditë promovuese të lutjes së Rruzares Shenjte nga besimtarët, familjet dhe komunitetet vendore për t’i kërkuar Zotin fundin e pandemisë.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku do të hapë një lutje të madhe botërore tё pareshtur më 1 maj dhe do ta përfundojë më 31 maj. "Lutja e pandërprerë drejtuar Zotit nga mbarë Kisha", kjo ёshtë tema e nismёs qё do tё bëhet, me dëshirën e Papës, gjatё muajit maj, tё cilin Kisha katolike ia kushton nderimit tё Virgjërës Mari.

Një njoftim për shtyp i Këshillit Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri shpjegon iniciativën e organizuar me dëshirën e Papёs: "Iniciativa do të përfshijë në një mënyrë të veçantë të gjitha Shenjtoret e botës, në mënyrë që ata të bëhen nismëtare të lutjes së Rruzares shenjte nga besimtarët, familjet dhe komunitetet vendore për t’i kërkuar Zotin fundin e pandemisë nё botё.

Tridhjetë Shenjtore tё zgjedhura nё botё, si përfaqësuese tё tё gjitha Shenjtëroreve tjera të shpërndara në mbarë botën, do të kremtojnë lutjen Mariane – Rruzaren Shenjte, e cila çdo ditë tё majit do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të Selisë së Shenjtë në orёn 18:00 (me kohёn e Romës)".

22 prill 2021, 10:05