Kërko

2020.01.24 Memoriale Yad Vashem 2020.01.24 Memoriale Yad Vashem

Imzot Paul Gallagher: Kisha katolike dënon tё gjitha format e antisemitizmit

Sot mё 8 prill, kur nё Izrael përkujtohet Dita e Holokaustit, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, Imzot Gallagher në një videomesazh pohon Kisha dënon tё gjitha format e antisemitizmit e kujton se marrëdhënia unike midis popullit të Izraelit dhe Kisha Katolike është një proces historik pajtimi e mirëkuptimi të ndërsjelltë, fryt i atij dialogu për të cilin flet Deklarata e Koncilit II tё Vatikanit Nostra Aetate.

R.SH. - Vatikan

"Në vitet e fundit, është bërë shumë përparim: njohuritë reciproke kanë çuar në një mirëkuptim më të mirë, jo vetëm në  nivelin teologjik, por edhe në nivelin shoqëror dhe politik" siç dëshmohet nga Marrëveshja dypalëshe me të cilën u vendosën marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Selia e Shenjtë dhe Shtetit tё Izraelit. Kёshtu pohon Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet në një videomesazh për fushatën mediatike  #StopAntiSemitism promovuar nga Ambasada Izraelite pranë Selisë sё Shenjtë nё kuadrin e 55 vjetorit të Deklaratës sё Koncilit II tё Vatikanit “Nostra Aetate”, dokument qё reflekton marrëdhëniet e Kishёs katolike me popullit hebraik dhe fetё jo tё krishtera. Duke pasur parasysh lidhjen e veçantë ndërmjet hebrenjve dhe të krishterëve, Koncili II i Vatikanit këshillon që marrëdhëniet të bazohen në mirëkuptim e vlerësim të ndërsjelltë.

Përmbledhja e mesazheve dhe videomesazheve filloi nga Dita e kaluar e Përkujtimit e vazhdoi deri sot, 8 prill, kur nё Izrael përkujtohet Dita e Holokaustit. E sot paradite, në orën 10.00 Izraeli u ndal në tingullin e sirenave për të kujtuar me dy minuta heshtje gjashtë milion hebrenj të shfarosur gjatë Shoah.

Në videomesazh, kryeipeshkvi Imzot Paul Gallagher, duke cituar Deklaratën e Koncilit II tё Vatikanit , kujton se "marrëdhënia unike midis popullit të Izraelit dhe Kisha Katolike është një proces historik  pajtimi e mirëkuptimi të ndërsjellët, fryt i atij dialogu për të cilin flet Nostra Aetate. Dialogu për të cilin kemi gjithmonë nevojë - shtoi  Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtete - duhet të jetë i hapur dhe i respektueshëm,  sepse vetёm në mënyrë bëhet i frytshëm. Respektimi i të drejtës së të tjerëve për jetën dhe integritetin fizik, respektimi i lirive themelore, d.m.th. respektimi i lirisë sё ndërgjegjes, mendimit, shprehjes dhe fesë, na lejon të ndërtojmë së bashku një klimë paqeje vëllazërimi siç kujtohet vazhdimisht nga Papa Françesku në enciklikёn e tij ‘Fratelli tutti ‘ (Vëllezër të gjithë ".

Një aspekt tjetër i rëndësishëm që përmbahet në dokumentin e Koncilit II tё Vatikanit “Nostra Aetate” "është dënimi i antisemitizmit në të gjitha format dhe mёnyrat", nënvizoi Imzot Gallagher, për të cilin "rizbulimi i rrënjëve hebraike të krishterimit dhe dënimi i antisemitizmit nuk u shfaqën befas në mendimet e Kishës, por janë rezultat i qëndrimeve të pjekura gjatë viteve të mëparshme, gjatё traditёsh ".

Sipas Kishё katolike konsolidimi i paqes dhe i vëllazërimit ndërmjet gjithë besimtarëve është bazë e qëndrueshme për arritjen e paqes globale. Për këtë arsye, Deklarata “Nostra Aetate” vë në dukje gjithçka e ndihmon dialogun vëllazëror dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë në gjirin e familjes njerëzore. Nuk është ndonjë studim krahasues i feve të mëdha, por përcakton marrëdhëniet e fesë së krishterë me fetë e tjera.

Së pari, theksoi se njerëzit kanë një zanafillë e një fund të vetëm, të përbashkët. Ata presin nga fetë përgjigje për problemet më të rëndësishme të jetës, të vdekjes e të fatit të tyre të fundëm.

Së dyti, dokumenti i Koncilit II tё Vatikanit “Nostra Aetate” vuri në dukje se Kisha Katolike i respekton fetë e tjera. Duke i qëndruar besnike predikimit të Krishtit, ajo i këshillon besimtarët e vet, që përmes dialogut e bashkëpunimit, të punojnë me ndjekësit e feve të tjera për mbrotjen e vlerave të përbashkëta.

Së treti, nënvizohet se Kisha i vlerëson myslimanët, besimi i të cilëve ka pika takimi me traditën hebraiko-kristiane, dhe i nxit anëtarët e saj t’i lënë pas armiqësitë e kaluara e të promovojnë së bashku drejtësinë e paqen.

Së katërti, Kisha Katolike vë në dukje se fillimet e fesë së saj gjenden në fisin e Abrahamit, kujton se e ka marrë Besëlidhjen e Vjetër nga ai popull, me të cilin Zoti lidhi aleancën e lashtë, nga ai popull, prej të cilit vijnë Krishti, shën Maria dhe Apostujt. Megjithëse pjesa më e madhe e hebrenjve nuk e pranon Ungjillin, ata mbeten, pohon Deklarata konciliare “Nostra Aetate”, të dashur për Zotin e Kisha pret bashkë me ta ditën, në të cilën të gjithë popujt do të lëvdojnë Hyjin. Duke pasur parasysh lidhjen e veçantë ndërmjet hebrenjve dhe të krishterëve, Koncili II i Vatikanit këshillon që marrëdhëniet të bazohen në mirëkuptim e vlerësim të ndërsjelltë.

08 prill 2021, 11:56