Kërko

35 vjet më parë, vizita historike e shën Gjon Palit II në Sinagogën e Romës

Një ngjarje me shumë "vlerë simbolike", e cila shënoi ndryshimin e marrëdhënieve ndёrmjet katolikëve dhe hebrenjve. Kështu, kryerabini i bashkësisë hebraike të Romёs, Riccardo Di Segni, e konsideron takimin e 13 prillit 1986 ndёrmjet Gjon Palit II e Elio Toaff

R.SH. - Vatikan

Përqafimi i Papёs Shën Gjon Palit II me kryerabinin e Romës Elio Toaff, vulosi një vizitë, që ishte dhe do të mbetet e gdhendur në zemrat dhe nё kujtimet e shumë njerëzve. Mё 13 prill tё vitit 1986, për herë të parë, një Papë kapërceu pragun e Sinagogës duke bërë një gjest, që Pasardhësit e tij do ta përsërisnin më pas. Ishte etapë e një udhëtimi të rëndësishëm, ku bënin pjesë edhe lutjet e shkruara të Papëve në një pusullë, të cilën e lanë në të çarat e Murit të Vajtimit në Jeruzalem, si dhe vizitat në Aushvic e gjestet e tjera. Një rrugë, rrënjët e së cilës, pa dyshim, gjenden në dokumentin e Koncilit II tё Vatikanit ‘Nostra aetate’. Prandaj, duke lexuar sërish fjalimet e protagonistëve të asaj dite 35 vjet më parë, është interesante të vërehen referimet ndaj këtij dokument konciliar si dhe ndaj figurës sё Papёs Shën Gjoni XXIII.

Nostra aetate dhe Papa Gjoni XIII

Në fjalimin e rëndësishëm të mbajtur me atë rast, Papa Vojtyla nënvizoi lidhjen ndërmjet krishterimit e hebraizimit dhe, duke iu referuar pikërisht deklaratës së Koncilit II tё Vatikanit mbi "Marrëdhëniet e Kishës me fetë jo të krishtera", kujtoi se Kisha katolike "dënon urrejtjen, persekutimet dhe të gjitha manifestimet e antisemitizmit kundër hebrenjve në çdo kohë e nga çdokush”. Gjon Pali II gjithashtu donte të nёnvizonte se "trashëgimia" që ai synonte të vijonte ishte ajo e "Papёs Gjoni XXIII" i cili, theksoi Vojtila, "sapo kaloi këtu pranё Sinagogёs - siç e rikujtoi Kryerabini – e ndaloi makinën për të bekuar turmën të hebrenjve që po dilte nga ai Tempull. Dhe unë në këtë moment dua tё nisem nga kjo trashëgimi, duke u gjendur jo më jashtë por, falë mikpritjes suaj bujare, brenda Sinagogës së Romës".

Toaff: gjest i destinuar për të hyrë në histori

Në të vërtetë, me fjalët e tij prekëse ishte vetë rabini Toaff ai që iu referua si dokumentit konciliar ‘Nostra aetate’, ashtu edhe gjestit të Papёs Gjoni XXIII, duke shprehur "kënaqësinë e thellë" për vizitën e Gjon Palit II e duke e quajtur atë "gjest të destinuar për të hyrë në histori". Në fakt, Toaff e lidhi "me mësimin e shndritur" të paraardhësit të tij, Gjonit XXIII, "Papa i parë - theksoi ai - i cili ndaloi të shtunën në mëngjes për të bekuar hebrenjtë e Romës që dolën nga ky Tempull pas lutjes". Një gjest që, vёrejti përsëri kryerabini Toaff, është pjesë e mёsimeve të Koncilit II të Vatikanit, i cili, pikërisht, me ‘Nostra aetate’, "në marrëdhëniet e Kishës me Hebraizmin, shkaktoi atë revolucion që e bëri të mundur vizitën tuaj sot".

Papa Roncalli dhe Koncili II i Vatikanit u kujtuan gjithashtu nga presidenti i komunitetit hebraik të Romës, profesor Giacomo Saban, i cili kujtoi se si ‘Nostra aetate’ "vendos një marrëdhënie të re dhe e ndryshme ndёrmjet fesё së Izraelit dhe asaj të botës përreth nesh, duke na kthyer jo vetëm atë që na ishte mohuar për shekuj, por edhe të drejtën për të na u njohur dinjiteti” nga tё tjerёt.

 Jehona e asaj vizite ka mbetur. Atёherё Papa Gjon Pali II foli për "vëllezërit tanë të dashur" dhe "në një farë mënyre, mund të thuhet pёr vëllezërit tanë të mëdhenj".

13 prill 2021, 15:07