Kërko

Vatican News
Ulërima nga Edvard Munch Ulërima nga Edvard Munch 

Ulërima, nga Edvard Munch

“Ulërima” është një nga pikturat më të famshme të ekspresionizmit verior. Ka shumë mundësi të jetë edhe vepra më e realizuar e piktorit nordik sudez Edvard Munch.

R. SH. - Vatikan

“Ulërima” është një nga pikturat më të famshme të ekspresionizmit verior. Ka shumë mundësi të jetë edhe vepra më e realizuar e piktorit nordik sudez Edvard Munch. U pikturua në tre variante me bojë vaji, ndërmjet viteve 1893 - 1910 (dy ruhen në Galerinë Kombëtare të Oslos, e treta, në Munch Museum).

“Ulërima”, bën pjesë në një grup veprash, që quhen “Stolitë e jetës” për arsye se në to trajtohen temat e dashurisë, të frikës, të vdekjes, mallit e ankthit. Munch e pikturoi “Ulërimën” në një gjendje shpirtërore, të cilën e përshkruan kështu:

“Po ecja rrugës me dy miq. Dielli perëndonte, kur më pushtoi një trishtim i  thellë. Qielli papritmas mori ngjyrën e kuqe të gjakut. U ndalova, u mbështeta në një gardh, i lodhur për vdekje. Pashë retë, që kullonin si gjaku nga shpata. Deti e qyteti u kredhën në një pellg zije. Miqtë vijonin ecjen.  Ndërsa unë u ngurrosa nga  ankthi, duke dëgjuar një si britmë të madhe e të pafundme, që përshkonte natyrën. Natyra ulërinte”.

Kjo, pamja që më frymëzoi për “Ulërimën”- shkruan piktori i famshëm -  E po kjo, pamja, që e frymëzoi atë Kantalamesën për predikimin e sotëm në praninë e Papës e të Kuries romake me temë: kush beson në Krishtin, nuk dëshpërohet kurrë!

12 mars 2021, 16:39