Kërko

Vatican News
 Visita Presidente Repubblica Francese Macron, 2018.06.26 Visita Presidente Repubblica Francese Macron, 2018.06.26  (Vatican Media)

Udhëtimi në Irak në qendër të një bisede midis Papës dhe Macron

Gjatë një telefonate, dje, Papa Françesku dhe presidenti francez Macron diskutuan mbi çështje të ndryshme ndërkombëtare si pandemia dhe zgjerimi i xhihadizmit në Afrikë. Një bisedë, njofton Elizeu, qё zgjati rreth 40 minuta.

R.SH. - Vatikan

Një bisedë që mori shkas nga udhëtimi i Papës Françeskut në Irak u zhvillua dje midis Papës Françeskut dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Gjatë bisedës, e cila u zhvillua pas një mesazhi të kreut të shtetit me rastin e tetë vjetorit të Papnisë së Françeskut, Macron e konsideroi vizitën e Papës në Irak si "një kthesë tё vërtetë" për Lindjen e Mesme.

Në bisedёn telefonike, sipas burimeve të Elizeut, u trajtuan tema të ndryshme si emergjenca e koronavirusit që përfaqëson një sfidë të madhe për mbarë njerëzimin. Një temë  kjo që Papa Françesku e ka pёrzemёr aq shumë sa që ngriti, më 20 mars 2020, një Komision të veçantë në Vatikan, nën autoritetin e Dikasterit për Nxitjen e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të menduar për botën që do të vijë pas pandemisë. Në dhjetor doli edhe libri: "Të kthehemi tё ëndërrojmё", një bisedë ndёrmjet Papës dhe shkrimtarit britanik Austen Ivereigh, në të cilën tregohet rruga për një të ardhme ndryshe. Në qendër të bisedës midis Papës  dhe presidentit francez  Macron ishin edhe krizat e ndryshme që po destabilizojnë rajonet e botës, si përhapja e xhihadizmit në Afrikë, në Sahel dhe situata në Liban.

Nuk është hera e parë që Papa Françesku e presidenti francez Macron flasin pёrmes telefonit. Biseda e fundit ishte më 30 tetor pas sulmit terrorist në Bazilikën e Zojës së Madhe në Nisë, ku vdiqën tre njerëz. Kujtojmё se presidenti francez u prit në Vatikan më 26 qershor 2018.

22 mars 2021, 16:24