Kërko

Vatican News
2021.03.25 Primo Ministro di Ucraina sig. Denys Shmyhal 2021.03.25 Primo Ministro di Ucraina sig. Denys Shmyhal  (Vatican Media)

Papa takon kryeministrin e Ukrainës

Gjatë bisedimeve shpresa se do të ketë gjeste që favorizojnë zgjidhjen paqësore në Ukrainën lindore

R.SH. - Vatikan

Bisedimet e përzemërta ndёrmjet Papёs Françesku dhe Kryeministrit të Ukrainës, Z. Denys Shmyhal, i cili u prit sot paradite në Vatikan. Gjatë takimit – njofton zyra e shtypit tё Vatikanit – u fol mbi marrëdhëniet e mira midis Selisë së Shenjtë dhe Ukrainës. Vëmendje e veçantë iu kushtua disa çështjeve aktuale me interes dypalësh dhe çështjeve të ndryshme që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e Kishës Katolike në vend.

Njё vëmendje e veçantë iu kushtua edhe  krizës shëndetësore dhe "situatës dramatike në Ukrainën lindore, me shpresën qё shkeljet e fundit të armëpushimit do t'u lënë vendin gjesteve që favorizojnë zgjidhjen paqësore të konfliktit". Më pas, Kryeministri u takua me Sekretarin e Shtetit tё Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

 

25 mars 2021, 14:30