Kërko

Vatican News
 Udienza-Papa Francesco : Marcelo Rebelo de Sousa, Presidente della Repubblica del Portogallo, 2021.03.12 Udienza-Papa Francesco : Marcelo Rebelo de Sousa, Presidente della Repubblica del Portogallo, 2021.03.12 

Papa priti presidentin e Portugalisë

Marrëdhëniet bilaterale dhe më pas çështjet rajonale dhe ndërkombëtare ishin në qendër të audiencës së sotme të Papёs Françesku me Marcelo Rebelo de Sousa, president i Republikës së Portugalisë në vizitën e tij të parë jashtë vendit pas rizgjedhjes së tij.

R.SH. - Vatikan

Sot, Papa Françesku priti në audiencë Marcelo Rebelo de Sousa, President i Republikës së Portugalisë, në vizitën e tij të parë jashtë vendit pas rizgjedhjes së tij.

Gjatë takimit - njofton zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë - u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndёrmjet Selisë së Shenjtë dhe Portugalisë, si dhe kontributi i Kishës në jetën e vendit, me një referim të veçantë ndaj menaxhimit tё krizës aktuale shëndetësore, mbrojtjes sё jetës dhe bashkëjetesës paqësore shoqërore.

 

Përveç kësaj, në kontekstin e presidencës portugeze të Bashkimit Evropian, u diskutuan disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë multilateralizmin, tejkalimin e emergjencës pandemike dhe angazhimin për paqe.

12 mars 2021, 18:45