R.SH. - Vatikan
T’i pёrshkojmё e rijetojmë shkurtimisht imazhet më të bukura të ditës së tretë të vizitës së Papës. Erbil, Mosul dhe Qaraqosh janë tre qytetet Irakiane që Papa vizitoi me thirrjen e vëllazërimit, shpresës dhe paqes. Etapat e rëndësishme në vendet që bartin shenjat e shkatërrimit nga Shteti i vetëquajtur Islam (Isis) por edhe ato të çlirimit e tё rilindjes. Së fundi, kremtimi Meshёs në Erbil në stadiumin Hariri me përqafimin e gëzueshëm të besimtarëve dhe bindjen e Papës se Irakun e ka përgjithmonë në zemrën e tij.