R.SH. - Vatikan
Në gjashtëdhjetë sekonda t’i rijetojmë momentet më domethënëse të ditës së parë të vizitës së Papёs Françeskut në Irak. Ky është udhëtimi i tij i 33-të apostolik ndёrkombёtar.
Në një minutë, imazhet më të bukura të mbërritjes historike të Papёs Françeskut në tokën e lashtё të Abrahamit. Pas mirëseardhjes zyrtare, biseda me kryeministrin, vizita e mirësjelljes te presidenti i Republikës dhe takimi me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik. Pastaj takimi Papёs me ipeshkëvijtё, priftërinjtë, rregulltarёt dhe rregulltaret , seminaristët e katekistët në Katedralen Siro-Katolike të Bagdadit.