Kërko

San Giovanni in Laterno, mosaico San Giovanni in Laterno, mosaico 

Natën e Pashkëve, Vikari i Papës pagëzon gjashtë katekumenë

Pas dy vjetësh, Sakramentet fillestare të hyrjes nё fenё e krishterë për të rriturit do të kremtohen përsëri Natën e Pashkëve. Vitin e kaluar u kremtuan në solemnitetin e Shenjtorëve Pjetër e Pal, më 29 qershor.

R.SH. - Vatikan

Vikari i Papës pёr dioqezёn e Romёs, kardinal Angelo De Donatis do të kryesojë ritet e Javës së Shenjtë tё Pashkёve në bazilikën e Shёn Gjonit në Lateran, nё Romё.

Dy vjet pas fillimit të pandemisë

Natёn e Shenjtё tё Pashkëve, e cila do të mbahet në katedralen e Romës, Pashkёve në bazilikën e Shёn Gjonit në Lateran, kardinali De Donatis do të pagëzojë tre gra dhe tre burra: një moment i rëndësishëm, edhe pёr arsye se pas dy vitesh Sakramentet e inicimit ( fillestare a të hyrjes në fenë e krishterë)  të krishterë për të rriturit do të kremtohen përsëri. Vitin e kaluar u kremtuan në solemnitetin e Shenjtorëve Pjetër e Pal, më 29 qershor.

Gjashtë katekumenët

Gjashtë personat që do të marrin Sakramentin e Pagëzimit vijnë nga Evropa dhe përtej Oqeanit. Dy i përkasin Misionit Katolik të Amerikës Latine në Romë; një - me origjinë shqiptare - u formua në Qendrën e Thirrjeve të dioqezës sё Romёs me don Fabio Rosinin. Pastaj, janё dy motra që vijnë nga Guinea dhe u përgatiten me etërit Salezianё në famullinë kishtare tё Zemrës së Krishtit në Castro Pretori nё Romё. I fundit është një djalë romak nga famullia e Shёn Nikollёs nga Bari.

Të gjashtët, si dhe katekumenët e tjerë që do të pagëzohen në famullitë e tyre të origjinës, janë përballur me vështirësi dhe kufizime qё ka shkaktuar pandemia. "Për shumë prej tyre, koha e përgatitjes për Sakramente ishte shumë e vështirë", nënvizon  don Andrea Cavallini, drejtor i zyrës katekistike të dioqezës së Romës dhe motёr Pina Ester De Prisco, përgjegjëse dioqezane për Shërbimin e katekumenatit.

"Disa e kanë humbur punën e tyre; të tjerë e kanë vuajtur shumë vetminë, duke mos pasur një familje këtu në Itali; të tjerët akoma kanë pasur momente shkurajimi në lidhje me zgjedhjen e bërë, por kanë ecur përpara dhe shpesh na kanë komunikuar se e ndjejnë thellë e fort afërsinë e Zotit Jezus, i cili i udhëhoqi deri këtu. Duhet theksuar - përfundojnë dy përgjegjësit e dioqezёs sё Romёs - se si në këtë kohë puna dhe krijimtaria e famullitarëve dhe e katekistëve kanë qenë të admirueshme: ata kanë arritur të gjejnë mënyra dhe kohë për të vazhduar katekizmin pёr besimtarët dhe katekumenët, pra, formimin nё fe".

Kalendari i kremtimeve

Më 1 prill, të Enjten e Madhe tё Pashkëve, Vikari i Papёs pёr dioqezën e Romёs kardinal Angelo De Donatis do të kremtojë Meshën e Darkës sё Mbrame në ora 18.00 , dhe, të nesërmen, të Premten e Madhe tё Pashkëve, në të njëjtën kohë, do të kryesojë kremtimin e Mundimeve të Jezu Krishtit Zot. Përsëri, të Shtunën e Madhe tё Pashkëve më 3 prill, në orën 19.00, do të kryesojë liturgjinë e Natës sё Shenjtë tё Pashkëve. Përveç kёsaj, paraditen e së Enjtes së Madhe tё Pashkёve, në orën 10 .00, në Bazilikën e Shën Pjetrit nё Vatikan, do tё bashkёkremtojё Meshën e Bagmit të kryesuar nga Ati i Shenjtë Françesku.

Siç dihet, në përkim me respektimin e masave parandaluese të pandemisë, besimtarët ftohen të marrin pjesë në ritet e Javës së Shenjtë  tё Pashkёve në famullinë kishtare të cilave u përkasin ose në çdo rast në një Kishë afër shtëpisë së tyre.

Lidhjet përmes televizionit e internetit

Për ata që nuk janë në gjendje të shkojnë fizikisht në kremtime,  ekziston mundësia pёr t’i ndjekin kremtimet e ndryshme liturgjike të Papёs Françeskut në Vatican Media, Vatican News, Tv2000 (kanali 28) dhe në Telepace (kanali 73 dhe 214; 515 Sky) - si  dhe në faqen në Facebook të Vatican News dhe tё dioqezës së Romës

30 mars 2021, 12:02