Kërko

Vatican News

Kremtimet e Javës së Shenjtë tё Pashkëve 2021 kryesuar nga Papa

Për shkak të emergjencës së zgjatur shëndetësore shkaktuar nga Covid, Ati i Shenjtë do të kremtojë Ritet e Javës së Shenjtë tё Pashkëve përsëri pranë Altarit tё Katedrës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, sipas kalendarit vijues, me pjesëmarrjen e Kardinajve, eprorëve të Sekretarisë së Shtetit tё Vatikanit dhe me pjesëmarrje të kufizuar të besimtarëve.

R.SH. - Vatikan

Kremtimet e Javës së Shenjtë tё Pashkëve 2021

KRYESUAR NGA ATI SHENJT FRANÇESKU

Për shkak të emergjencës së zgjatur shëndetësore shkaktuar nga Covid, Ati i Shenjtë do të kremtojë Ritet e Javës së Shenjtë tё Pashkëve përsëri pranë Altarit tё Katedrës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, sipas kalendarit vijues, me pjesëmarrjen e Kardinajve, eprorëve të Sekretarisë së Shtetit tё Vatikanit dhe me pjesëmarrje të kufizuar të besimtarëve:

E Diel 28 mars 2021, ora 10.30

E Diela e Larit: Mundimet e Zotit Jezu Krisht

Përkujtimi i hyrjes së Zotit Jezus në Jeruzalem dhe Mesha e Shenjtë

Në pёrfundim të Meshës së Shenjtë, Papa do të thotë lutjen e Engjёllit Tёnzot

 

E enjte 1 prill 2021, ora 10.00

Mesha e Shenjtë e bekimit të vajrave të Shenjtë, që quhet Mesha e Bagmit

Do të marrin pjesë anëtarët e Këshillit Presbiteral të Dioqezës së Romës

 

E enjte 1 prill 2021, ora 18.00

E Enjtja e Madhe

Mesha e Shenjtë në Darkën e Zotit

Do të kryesojë Kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinajve

 

E Premte 2 prill 2021

E Premtja e Madhe

ora 18.00 Kremtimi i Mundimeve të Zotit

ora 21.00 Udha e Kryqit (në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit)

 

E Shtunë 3 prill 2021, ora 19.30

E Diela e Pashkëve "Ringjallja e Zotit"

Vigjilja e Pashkëve në natën e shenjtë

 

E Diel 4 prill 2021, ora 10.00

E Diela e Pashkëve "Ringjallja e Zotit"

Mesha e Shenjtë e ditës sё Pashkëve

Në pёrfundim të Meshës së Shenjtë, Papa do të japë Bekimin "Urbi et Orbi".

25 mars 2021, 13:08