Kërko

Vatican News

Faqe e re interneti kushtuar Ditës së Vëllazërimit Njerëzor

Çfarë do të thotë të kremtosh Ditën Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor më 4 Shkurt? Një faqe e re në internet shpjegon pikat kryesore në detaje.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kremton, sot mё 4 shkurt, Ditën Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor, një ngjarje virtuale e organizuar nga sheiku Mohammed bin Zayed që mbahet në Abu Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me pjesëmarrjen e Imamit të Madh të Al-Azhar, Ahmad Al-Tayyeb, Sekretarin e Përgjithshëm tёi Kombeve të Bashkuara, António Guterres dhe personalitete të tjera.

Me të njëjtin rast, ndahet edhe Çmimi Zayed për Vëllazërimin Njerëzor, frymëzuar nga Dokumenti i Vëllazërimi Njerëzor nёnshkruar nё Abu Dabi mё 4 shkurt 2019 nga Papa Françesku e Imami Madh Ahmad Al-Tayyeb.

Takimi dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve transmetohen në gjuhë të ndryshme duke filluar nga ora 14.30 (me kohën e Romës), 13.30 (me orën GMT) nga Vatican News - Vatican Media, portali i informacionit multimedial të Selisë së Shenjtë.

Uebfaqja e re mbi Ditën e Vëllazërimit Njerëzor

Po cila është domethënia e kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor? Një faqen e re interneti shpjegon në detaje pikat kryesore për të kuptuar domethënien  e këtij përvjetori të veçantë. Përmes një materiali interesant audioviziv të përbërë nga artikuj, imazhe dhe video, çdonjëri qё ёshtё i interesuar mund të kuptojë më mirë qëllimin e kësaj iniciative globale. Brenda faqes së internetit  gjenden fjalët e Papës në Abu Dabi, teksti i Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor në disa gjuhë etj. Për momentin, uebfaqja është në dispozicion në anglisht.

04 shkurt 2021, 10:17