Kërko

Vatican News

Nga posta e Vatikanit një pullë postare për 90 vjetorin e Radios së Papës

Një përvjetor i dyfishtë vendosur në një broshurë filatelike: me rastin e kremtimit të 90-vjetorit tё themelimit të Radio Vatikanit dhe 160-vjetorit tё lindjes së L'Osservatore Romano. Përkujtimi, në bllokun që do të dalë më 22 shkurt 2021 së bashku me një botim të pasur filatelik.

R.SH. - Vatikan

Një përkujtim i dyfishtë nga Posta e Vatikanit për të shënuar një përvjetor të rëndësishëm. Dy pulla me 1,15 dhe 2,40 euro i kushtohen 90 viteve të Radio Vatikanit dhe 160 viteve të L’Osservatore Romano në një fletë filatelike që emetohet më 22 shkurt së bashku me pullat kushtuar Papnisё së Papёs Françesku, Pashkëve, 150-vjetorit të Kongregatës së Kanonikëve tё Rregullt të Zojës sё Papërlyer dhe Vitit tё Shën Jozefit.

Në detaje, Fleta filatelike, me një vlerë tё përgjithshme prej 3,55 euro, riprodhon në anën e majtë statujën e Kryeengjëllit Gabriel, të shpallur nga Piu XII më 1951 mbrojtës qiellor i komunikimit dhe i Radio Vatikanit e simbol i atyre që, përmes mediave, përhapin lajmin e  mirë tё Ungjillit. Planisfera në sfond simbolizon përhapjen e mesazhit të krishterë nga ana e Kishёs, besnike ndaj urdhrit të Zotit Jezus për të "shkuar në mbarë botën" (Mk 16,15). Dy pullat e përfshira në Fletën filatelike tregojnë mikrofonin e parë të Radio Vatikanit dhe kopertinën e numrit të parë të sё përditshmes sё Selisë sё Shenjtë L'Osservatore Romano.

Emetimi i pullave postare vatikanase jep mundësinë për të kujtuar sërish konsideratat që Papa shprehu në fjalën e tij drejtuar Kuries Romake me rastin e urimeve pёr Krishtlindje, më 21 dhjetor 2019:

“Kultura e re, shënjuar nga faktorët e konvergjencës dhe multimedialitetit, ka nevojë për një përgjigje të përshtatshme nga Selia Apostolike, në fushën e komunikimit. Sot, në vend të shërbimeve të ndara, mbizotëron forma multimediale e kjo përcakton edhe mënyrën e konceptimit, të mendimit dhe të transmetimit të këtyre shërbimeve. Së bashku me ndryshimin kulturor, e gjithë kjo nënkupton një shndërrim institucional dhe personal për të kaluar nga puna në sektorë të veçantë - që në rastet më të mira kishin një farë koordinimi - në punën e lidhur nga brenda, në sinergji”..

Vula postare speciale

 Me rastin e emetimit do tё ketё edhe një vulë postare die emissionis 22 shkurt 2021, qё karakterizohet nga paraqitja e një mikrofoni dhe e sё përditshmes papnore l’Osservatore Romano.

09 shkurt 2021, 10:42