Kërko

Vatican News
Mons Ivan Jurkovic Mons Ivan Jurkovic 

Imzot Jurkovič në Unctad: pas Covid të ecim udhës sё multilateralizmit

Duke folur në takimin përgatitor në kuadrin e Konferencës së OKB-sё për Tregtinë dhe Zhvillimin, planifikuar për në prill në Barbados, Vëzhguesi i Selisё sё Shenjtë Imzot Jurkovič ripohon nevojën e bashkëpunimit midis Shteteve.

R.SH. -Vatikan

Gjallёrimi i bashkëpunimit shumëpalësh ndërmjet shteteve, bazuar në respektimin e të drejtave të barabarta dhe nё vetëvendosjen e popujve, në frymën e Kartës së Kombeve të Bashkuara: kjo është udha dhe mënyra për të përballuar me sukses sfidat e reja komplekse me të cilat bota do tё përballet pas pandemisë së Covid-19. Kёtё e ripohoi Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, kryeipeshkvi Ivan Jurkovič. Prelati foli dje në një takim të Komitetit përgatitor për sesionin e 15-të ministror të Konferencës së Kombeve tё Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UCTAD XV).

Seanca, e planifikuar fillimisht për në tetor 2020, do të zhvillohet nga 3 deri më 8 tetor të këtij viti në Barbados mbi temën: "Nga pabarazia dhe cenueshmëria tek prosperiteti për të gjithë", me qëllim të rishqyrtimit të Agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm 2030 në dritёn e ndikimit dramatik të Covid-19 në ekonomitë e mbarë botës. Në mënyrë të veçantë, në qendër të diskutimeve do të jenë strategjitë dhe politikat e nevojshme për t‘i ndihmuar vendet t’u rezistojnë më mirë, në të ardhmen, goditjeve (shock) të tilla si ajo e pandemisë dhe si të rimëkëmben mё shpejt nga krizat ekonomike, financiare, klimatike dhe shoqёrore.

Forma të reja të angazhimit të përgjegjshëm

Qëllimet e bashkёndara nga Selia e Shenjtë, më tej, ripohojnë rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit midis shteteve në një kohë kur multilateralizmi po vihet në sprovë tё madhe. "Aspektet e ndryshme të kësaj krize të paparashikueshme, zgjidhjet e saj dhe çdo zhvillim i ri që e ardhmja mund të sjellë, janë gjithnjë e më të ndërlidhura dhe mё të ndërvarura", nёnvizoi Imzot Jurkovič në fjalën e tij. Kjo është arsyeja pse “familja e Kombeve ёshtё e thirrur tё rimendojë rrugën e saj, të zbulojë forma të reja të njё angazhimi të përgjegjshëm. Në këtë mënyrë - theksoi Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë - kriza bëhet një mundësi për të shoshitur se si të formojmë një vizion të ri integral për të ardhmen". Sipas Selisë së Shenjtë, drafti i parë i dokumentit të punës së Konferencës prezantuar dhjetorin e kaluar ofron një "bazë të fortë" në këtë drejtim.

Ndër pikat e rëndësishme, nënvizohen edhe aspektet kufizuese që ka "paradigma aktuale e zhvillimit", çka u shfaq pikërisht gjatë krizës Covid-19, prandaj gjithçka u dёshmua si e papërshtatshme apo e pamjaftueshme - theksoi përfaqësuesi i Vatikanit - shërben "për të na kujtuar se kriza e Covid-19 me të vërtetë është njё botё e ndërvarur”, prandaj kemi nevojё për njё “veprim kolektiv të përgjegjshëm dhe largpamës”.

Zhvillimi i drejtë

Jo vetëm kaq, kriza ka nxjerrë gjithashtu në pah se si mjedisi, zhvillimi dhe siguria janë të ndërlidhura: "Zgjidhja e njërёs pa menduar tjerat nuk është më një perspektivë e vlefshme". Sipas Imzot Jurkovič, dokumenti përfundimtar që Unctad po përgatitet të diskutojë në muajt e ardhshëm ofron "një mundësi unike për të organizuar sa mё mirё një përgjigje konkrete dhe efikase ndaj pasojave ekonomike të Covid-19", me kusht që - përfundoi përfaqësuesi i Vatikanit - fokusi tё mos jetё jo vetëm për masat makroekonomike, por "edhe për një sërë politikash korrigjuese për të ndërtuar një rrugë zhvillimi të drejtë, tё plotё dhe tё respektueshëm ndaj klimës" .

23 shkurt 2021, 10:52